SPECIALE/ Beteja e (pa)përfunduar e studentëve të Mjekësisë

2 Janar, 12:27| Përditesimi: 2 Janar, 12:46

  • Share

Për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi, qeveria përgatiti një projektligj, i cili u miratua në korrik, dhe citonte se studentët të cilët do të nisnin në muajin tetor 2023 Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.

Por vendimi nuk u mirëprit aspak mirë nga studentët, të cilët të bashkuar u ngritën menjëherë në protesta. Çështjen  e dërguan edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila tashmë e ka pezulluar ligjin.

Të lehtësuar që beteja e tyre në një farë mënyre është fituar, dy studentët e mjekësisë, Zino Veleshnja dhe Reant Kullaj tregojnë momentet e para kur ligji për mbajtjen e diplomës u bë publik, si u organizuan për protestat dhe hapat që do të marrin në vijim, nëse ligji nuk do të shfuqizohet plotësisht.

Të rinjtë, student të mjekësisë së përgjithshme, njëri në vitin e katërt dhe tjetri në të pestin, tregojnë pse zgjodhën këtë degë dhe se ëndrrat e tyre për të ardhmen lidhen vetëm me të shërbyerin në Shqipëri. Madje, ëndrra e 25-vjeçarit Reant Kullaj, me origjinë nga Tirane, është që për disa vite të shërbejë në zona rurale të vendit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 03/01/2024 09:00

    Thirrje studente e te mjekesise:-nga inati shkoni dhe studio i jashte Shqiperise,ne Itali,Gjermania,France,Hollander,etj.Keto universitete i pershtaten cilesise dhe vullnetit tuaj per studim.Braktiseni qe tani Shqiperine.Mundesite i keni te medha.Diplomohunni dhe punoni atje

    Përgjigju
  • zeni: 02/01/2024 15:32

    Keta jane ne shkolla publike ku gjith populli paguan taksa,nqse nuk i duan keto kushte le te shkojne ne shkolla private.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?