SPECIALE/ ‘Bisha’ e ushtrisë amerikane në ujërat shqiptare! Report Tv në bordin e Destrojer 'USS Jason Dunham', një flamur kuqezi për 100-vjetorin e marrëdhënieve

4 Qershor 2022, 11:00| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 16:04

  • Share

100 vjet më parë Ulysses Grant –Smith, ambasadori i parë i SHBA në Tiranë e përshkruajti kështu mbresën që i la Shqipëria:

"Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij. 

100 vjet më pas Report Tv dëshmon nga bordi i destrojer i klasit Arleigh Burke në Marinën e Shteteve të Bashkuara, miqësinë midis dy vendeve që nuk e zhbëri dot as periudha komuniste.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbulon qëllimin e vizitës së destrojerit në brigjet e Portit të Durrësit. Ai sjell historinë e rreshterit 22 vjeçar i cili dha jetën në Irak për të mbrojtur kolegët e tij, JASON DUNHAM, emrin e të cilit mban kjo anije dhe tregon se çfarë përmban ky mjet lundrues ushtarak, nga dhoma sekrete e deri tek helikopteri SeaHaëk.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 04/06/2022 16:27

    Futjani Moskes dhe bejeni shkrumb e hi nga qendra ne periferi qe te fshihet njehere e pergjithmone nga faqja e dheut emri Rusi.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 04/06/2022 16:15

    Tani ta shohe Putini sesa do ti vleje lekura po te preke Shqiperine. Rrofsh o Edi Rama qe na lidhe me miq te medhenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?