SPECIALE/ Bunk’Art 1 dhe  Bunk’Art 2, nga kampet, telat me gjemba, e deri te burgjet, ‘streha’ e komunizmit në 45 vite

26 Maj 2022, 22:06| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 13:46

  • Share

Teksa ditët e verës presin vizitorë, në mesin e muzeve më të veçantë që i kushtohen të kaluarës së sistemit komunist në Shqipëri janë edhe Bunk’Art 1 dhe  Bunk’Art 2. Krijuar në vitet ’80-’86, brenda bunkerit sekret të Ministrisë së Brendshme, ky labirint i përdorur dikur si vendstrehim antibërthamor është muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist. Një udhëtim pas në kohë për çdo vizitor është dhe Bunk’Art 1, ku historitë më të rralla të asaj periudhe vuajtjesh sot gjenden të dokumentuara në 106 dhoma të ndryshme, të këtij muzeumi historik.

Ndër labirintet më interesant për çdo vizitor të huaj dhe vendas dhe që lidhet me qendrën e kryeqytetit, është Bunk Art 2. I krijuar në vitet ’81-’86, brenda bunkerit sekret të Ministrisë së Brendshme ai është muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist.

Historitë më të rralla të asaj periudhe vuajtjesh sot gjenden të dokumentuara në 25 dhoma të ndryshme, të këtij objekti me një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë, që dikur njihej me emrin “Shtylla”.

Por, se si prezantohen ngjarjet e së kalurës së errët përmes fakteve nga dhjetori i 1912-it, vit kur u krijua Ministria e Brendshme në Tiranë e deri në vitin 1991 historia shpaloset nga dhoma në dhomë në Bunk Art 2.

Krijimi i Xhandarmërisë së parë, me tej periudha e viteve ‘20-’30 me Xhandarmërinë e Mbretit Zog, për të vijuar me kampet e përqendrimit, telat me gjemba, çimkat e Sigurimit të shtetit e deri tek burgjet, dëbimet dhe internimet janë disa nga faktet historike që vijnë të prezantuara përmes objekteve artefakte që ruhen në ambientet e këtij muzeumi, që u hap në kujtim të viktimave të kohës së diktaturës.

Por në periferi të Tiranës, në njësinë administrative Dajt rreth pesë kate nën tokë ndodhet dhe muzeumi “Bunk’Art 1”, i cili përfshin plot 106 dhoma brenda një hapësire prej 3000 m2.

Inauguruar në vitin 1978 nga ish-diktatori Enver Hoxha nën emrin  “Objekti 0774”, Bunk’Art 1 nuk është thjeshtë një muze por është një udhëtim në kohë ku veç anës historike aty gjenden sot instalacione artistike.

Bunk’Art 1 u hap në kujtim të viktimave të terrorist komunist në nëntor të vitit 2016, për të mbetur një gjurmë e rëndësishme e së kaluarës së periudhës së sistemit komunist, nga e cila shoqëria e të ardhmes ka mundësinë të mësojë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.

*Shënim: Për të vijuar, vizitën në turin dedikuar muzeve mund të vizitoni artikullin për “Muzete në axhendën e një turisti”,  dedikuar kujtesës historike që ruhet në muzeumet e kryqytetit shqiptar, Tiranës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?