Skemë mashtrimi me investimet me sytë për të inskenuar arbitrazhe, metoda korruptimi për blerjen e vendimit të anëtarëve të gjyqtarëve, presione dhe ndikim financiar e politik për zbatimin e vendimeve, manipulim raportesh dhe faktesh janë vetëm disa prej provave që Shqipëria thotë se ka dorëzuar në Arbitrazh kundër biznesmenit Francesco Becchetti për të zhbërë një vendim të vitit 2019 që e dënon me 110 milionë euro dëmshpërblim.
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë janë siguruar nga një kompani private hetimi, e kontraktuar nga qeveria shqiptare dhe janë dorëzuar në gjykatë kundër vendimit të ICSID, Gjykata e Arbitrazhit e formuar nga Banka Botërore, investigim i cili hap një kapak që mund të rezultojë një skandal me përmasa të paimagjinueshme.
Hetimi, që nisi në fillim të këtij viti dhe mbaroi në muajin gusht, konkludoi me një raport disa dhjetëra faqesh, me dokumente si dhe materiale video e audio dhjetëra orë. Report Tv ka analizuar raportin dhe sjell pjesët më të rëndësishme të hetimit, i cili mund të përmbysë situatën në favor të Shqipërisë në Gjykatat ndërkombëtare. Me një premisë të detyrueshme: Bëhet fjalë për akuza dhe deklarata që nuk janë mbledhur nga një prokurori dhe që duhet të kalojnë ende filtrin e drejtësisë.
“BECCHETI, OBJEKTIV ARBITRAZHIN”
Në raportin e përgatitur, prej dëshmive më të forta është ajo e Marco Giontella, një konsulent tatimor italian dhe bashkëpunëtor për më shumë se 3 dekadash i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese.
Në 29 maj 2024-s Giontella duket në shoqërinë e Becchetit pranë rezidencës së këtij të fundit në Londër, disa muaj para se investigimi të mbaronte.
Giontela, njëri i besuar i biznesmenit prej 25 vitesh, është takuar plot 6 herë nga agjentët e firmës private të hetimit nga qershori në gusht 2024, ndërsa ka mbi 10 orë regjistrime për të, videokonferenca dhe përgjime.
Dëshmitë e Giontela janë ‘miniera e arit’ që raporti i qeverisë shqiptare pretendon se çmontojnë të gjithë skemën dhe atë që quhet ‘modus operandi’ e biznesmenit që çuarjen e çështjeve në arbitrazh, sipas mikut dhe konsulentit të tij e mendonte që para se të lidhte kontratat me kompanitë.
Agjenti 1: Klienti juaj?
Giontella: Po. Mund të them që ata fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1: Nuk është hera e parë që e bëjnë këtë? E kanë bërë disa herë, për të fituar.
Giontella: Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagine, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2: Krijon një rast?
Giontella: Krijon rastin.
Agjenti 2: Sepse ai thjesht dha…
Giontella: Krijon. Ky klient bën kontrata, duke pasur në mend mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2: Pra, bëhet si një biznes.
Giontella: Po.
Giontella: Krijimi i rastit. Është një punë. Është një punë.
Agjenti: Dhe ata fitojnë?
Giontella: Fitojnë, fitojnë, fitojnë.
“BECCHETTI BLEN GJYQTARËT”
Giontella zbardh se mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshijnë edhe kujdesjen që jo vetëm çështja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, me lidhje dhe "praktika korruptive".
Giontella: E di nga përvoja ime duke e ndjekur për 30 vjet, se ai ka ndikuar në emërimin.
Agjenti: Po. Pra.
Giontella: Por për ta pasur atë…
Agjenti: Në mënyrën e saktë.
Giontella: Është shumë delikat. E di, imagjino, klienti im ka pasur më shumë ose më pak…
Agjenti: Arbitrazhe?
Giontella: 20. Më shumë ose më pak, më shumë ose më pak.
Agjenti: E dini?
Giontella: Në këto 20, unë e kam ndjekur në pesë, gjashtë, duke e njohur mirë rastin, dhe e di se çfarë bën në këtë rast.
Përmes lidhjeve dhe metodave të sofistikuara, z. Becchetti arrin të sigurojë që në arbitrazhet me tre anëtarë, të paktën dy të emërohen me të cilët ka marrëdhënie personale, për të garantuar vendime në favor të tij pa lënë gjurmë, siç tregohet nga shmangia e raportuar e komunikimeve me celular.
Giontella: Dy.
Agjenti: Cilat?
Giontella: Dy. Dy.
“KUNDËR SHQIPËRISË, 2 NGA 3 GJYQTARËT”
Tre anëtarët e trupit arbitrazhues kundër Shqipërisë në Gjykatë ishin Michael Pryles, President i Gjykatës, Charles Poncet dhe Ian Glick anëtarë. Dëshmitë dhe provat e grumbulluara thonë se 2 të parët ishin kapur nga Francesco Becchetti.
I pari, presidenti Pryles ishte mik i ngushtë i David Rivkin, shtetas amerikan, avokat i vetë Francesco Becchettit në çështjen kundër Shqipërisë,i cili i pyetur nga agjentët e pranon vetë këtë.
Rivkin: Michael? E njoh shumë mirë. E njoh shumë mirë.
Agjenti: Në rregull. Si shok?
Rivkin: Po.
Rivkin u pyet 2 herë nga hetuesit ndërsa në një rast pranoi se kishte 15 vite që e njihte kreun e Gjykatës Pryles, duke qenë totalisht në konflikt interesi në çështjen kundër Shqipërisë në ICSID, madje Pryles e kishte ndihmuar të zgjidhej edhe në Arbitrazhin e Singaporit.
Anëtari i dytë i trupës gjykuese, që hetimi konkludon se ishte në ‘xhepin’ e Becchettit është Charles Poncet, që ishte njeriu i vetë biznesmenit në proces, fakt që del nga dëshmia e bashkëpunëtorit dhe mikut të tij, këshilltarit Italian Marco Giontella, i cili e thotë qartë se anëtari i arbitrazhit Poncet u emërua nga Becchetti vetëm pasi ky foli personalisht me të dhe siguroi pajtimin e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë.
Agjenti: Dhe kjo është, gjithashtu, ashtu me arbitrat që ai zgjedh, bën të njëjtën gjë edhe me Presidentin?
Giontella: Jo, jo, jo. Arbitër ai zgjedh njeriun e tij.
Agjenti: Është krejtësisht njeriu i tij?.
Giontella: Krejt njeriu i tij.
Agjenti: Po, por çfarë do të thuash? Gjithashtu...
Giontella: Jo, do të thotë që, nëse unë zgjedh një arbitër, përpara se ta zgjidhja atë, fola me të dhe i thashë: "Cili është mendimi juaj?" Nëse mendimi juaj është unë fitoj, unë ju zgjedh ju.
Agjenti: Kam një pyetje tjetër, të cilën edhe mua më bënë. Kur zgjidhni Presidentin, ju zgjidhni edhe arbitrin tuaj, apo jo?
Giontella: Po, po.
Agjenti: Dhe ju thatë që më parë se klienti juaj ishte në gjendje të fliste me arbitrin paraprakisht dhe...
Giontella: Po, po, po, po. Absolutisht.
Agjenti: Dhe ai e dinte tashmë nga...
Giontella: Absolutisht po.
Agjenti: Pra, me Shqipërinë foli me të, me çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë, foli me arbitrin. Ai e dinte se arbitri do t'i jepte një rezultat pozitiv.
Giontella: Po.
Agjenti: Ai e dinte këtë paraprakisht?
Giontella: Po, po.
Agjent: Kam një pyetje tjetër. Gjithashtu, në rastin kundër Shqipërisë, sepse unë jam gjithmonë po shikoj për këtë shtet. Në këtë rast- ai pati një bisedë me arbitrin që zgjodhi dhe ai e dinte se do të votonte në anën e tij, para se të fillonte kjo.
Giontella: Po, po.
Shqipëria e ka kundërshtuar emrin e Charles Poncet, si një person të lidhur edhe me çështje të dyshimta në të kaluarën, disa prej të cilave lidhen me procedura arbitrazhi, ndërsa në një rast ishte dënuar më 2 vite për dëshmi të rreme
“INVESTIME DHE PARA PËR NJERËZIT E GJYQTARËVE”
Giontella bën një tjetër deklaratë të fortë kur thotë se Becchetti përdori metoda korruptive edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të tribunalit gjatë procedurave të ICSID, dhe kjo metodë e nominimit, siç do të shpjegohet më poshtë, i dha Z. Becchettit kontroll mbi nominimet dhe një avantazh të konsiderueshëm në procedurat kundër Palës Përgjegjëse.
Një metodë tjetër që sipas raportit hetues Beccheti përdorte për të kapur anëtarët e arbitrazhit dhe të ndikonte në vendime ishte edhe investimi i shumave të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që këta të fundit, të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar.
Por në hetim thuhet se Becchetti nuk mjaftohet deri këtu, por sigurohet që edhe vendimi pozitiv që ka marrë në favor të zbatohet dhe këtu në lojë edhe lidhjet me politikanë.
Zoti Giontella: Imagjinoni që klienti im ka vendosur një tabelë të madhe para Ministrisë së Jashtme. Tabela thotë, “Shqipëria humbi, dhe Italia mbron Shqipërinë kundër qytetarit të vet.” Sepse ai është italian. Tabela e madhe. Gazeta, media sociale. Ky është mënyra për të shtyrë, për të shtyrë. Për të përshpejtuar.
EKSPERTI GËNJEU PËR DËMIN E BECCHETTIT
Vendimi i cili e detyron Shqipërinë që t’i japë Becchettit 110 milionë euro si dëm i shkaktuar u bazua kryesisht në një raport të bërë nga një ekspert për çështjen e mediave, një italian i quajtur Alberto Pasquale. Raporti i tij ishte prova kryesore kundër Shqipërisë.
Por çfarë ka zbuluar hetimi për këtë person dhe raportin e tij? Hetuesit zhvilluan videokonferenca me z. Pasquale katër herë në datat 26 mars, 26 prill, 29 maj dhe 11 korrik 2024.
Raporti thotë se vetë Alberto Pasquale pranoi se gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .
Edhe pse në raport e kishte thënë se televizioni i mbyllur i Becchettit kishte mundësi të mëdha rritje, Pasquale, edhe ky në konflikt interesi si ishte njeri i Becchettit, e thotë qartë se Agon Channel brenda 6 muajve do të kishte falimentuar
“DOKUMENTET NË GJYKATË, VENDOS ARBITRAZHI”
Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchettin. Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, janë dorëzuar në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t'i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë. Të gjitha provat do të shqyrtohen nga gjykata, e cila do të duhet të marrë edhe një vendim.
Dokumentet dhe provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’
RAPORTI I PLOTË I SHQIPËRISË ME PROVA (NË ANGLISHT)
O lui IDJOT flliqsira Beket7 mori noc rokun se lekēt nē Bank jan tē ngrira qē si pērdor dot Shqipria. Por Beketi mer njē mut tē madh. E tani qē ata jan diskretituar e me faktet e pa kundērshtushme ata pis gjykatēs do shkoin nē burg bashk me Beketin. Se ēshtē Evrop e ska ku luajn prandaj mos fol si ekspert mor lul idjoti. Un kam ler ktu nē Belgjik e jam ekonomist jam 34 vjeç e e di shum mir ktē rast se punoi nē Bank o lul analfabeti.
PërgjigjuEdhe edukatën e paske belge. E megjithatë Rama na bëri gjëmën. Po ti nuk e kupton dot se të punon motra në ndonjë zyrë drejtori rilandas
Nderkohe qe ju flisni ai i mori leket.. 110mln euro te ngrira ne burim (EUROCONTROL) ju kaluan nga eurocontrol te CityBank .. Vazhdoni me perralla ...
PërgjigjuJa dhe krenaria e Sonila Mecos dhe PD-se. Pse nuk flasin me neper emisione te kritikojne qeverine per demin qe i ka bere Shqiperise ne rastin e mashtruesit Becchetti? Llum i llumrave qe s'kane asnjelloj ndjeshmerie per vendin e vete, perpara pushtetit personal.
PërgjigjuShqiperia ishte /the underdog/ qe e kapi /mat/ Becchetin.Tani ashtu sic shkruan artikullshkruesi keto zbulime do te cojne ne skandal me te madh,por do te coje gjithashtu edhe ne rrokullim kokash e deri ne kundergjyqe per te rifituar drejtesine e vjedhur.Gjithashtu shpresoj qe kjo ngjarje te sherbeje si mesim per shtetin shqiptar,qe eshte i hapur per cdo person qe eshte i gatshem te investoje ne Shqiperi,sepse sic ka investitore te ndershem,ka dhe /racketeers/ e /swindlers/si Beccheti me shoke qe do te perfitojne nga ligjet e buta,nga mungesa e kontrollit e perzgjedhjes.Eshte domethenese qe disa here ne Shqiperi jane gjetur persona ne kerkim nderkombetar jo thjesht te krimit ordiner si drogat,por dhe te krimit ekonomik/financiar.
PërgjigjuZgjohu se i mori leket ai ...110mln€ këstin e pare e fshiu . Tani sa te mblidhen te tjerat
Po pse tani mas pilafit e cmontoj Bechetin albania. Aj ja ka fut po me te njejten skeme edhe gjermaneve e spo ja fut shqiptarve. Kshu eshte puna kur punet e shtetit lihen ne duart e patronazhisteve. Edi Rama I Rekruton Avakatet qe do mbronin shqiprine ne arbitrazh neper facebuqe. Mesaduket ai Agjenti qe filomonte ate Avokatin e Bechetit pra “cmontuesi” mu duk si zeri Cim Pekes
PërgjigjuAvoketet albanes te çmontojn kushtetuten jo me skemat. Edhe po nuk pate ndonje skeme ta krijojnë vete nje ata, dhe pastaj ta çmontojne.
Përgjigju