SPECIALE/ Dëshmorët e pashpallur që dhanë jetën për hebrenjtë, rrëfime zemre nga shqiptarët që i mbrojtën pa kushte në emër të dashurisë

30 Qershor 2022, 13:51| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 22:50

  • Share

Ishte viti 1941  kur Gjermania naziste nisi deportimin e hebrenjve nëpër getot, kampet e punës dhe ato të shfarosjes. 

Përndjekjet e organizuara me transportet publike shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve, sapo mbërrinin në destinacion.

Drama më e madhe njerëzore po ndodhte.

Në fund të vitit të vitit 1942 shpërngulja e detyruar e tyre nga Gjermania kishte si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvicin apo Terezinin. 

Hebrejtë nuk gjetën dot prehje, as në vendet e tjera të Europës nazifashiste apo të Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, një  vend i vogël si Shqipëria u kthye në kodin e shpresës së tyre për jetën. 

“-Shkoni në Shqipëri, se atje jeni të sigurt.”

 Kështu e porosisnin ata njëri- tjetrin, kur rreziku i përndjekjes dhe ekzekutimit nga nazistët ishte në prag.  

Shqipëria ishte stacioni i fundmë i Europës, ku hebrejtë gjetën shpëtimin e tyre.

 Ishte viti 1941  kur Gjermania naziste nisi deportimin e hebrenjve nëpër getot, kampet e punës dhe ato të shfarosjes. 

Përndjekjet e organizuara me transportet publike shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve, sapo mbërrinin në destinacion.

Drama më e madhe njerëzore po ndodhte.

Në fund të vitit të vitit 1942 shpërngulja e detyruar e tyre nga Gjermania kishte si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvicin apo Terezinin. 

Hebrejtë nuk gjetën dot prehje, as në vendet e tjera të Europës nazifashiste apo të Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, një  vend i vogël si Shqipëria u kthye në kodin e shpresës për jetën. 

“Të gjithë hebrejtë që kanë ardhur, edhe nga Shqipëria edhe nga ish Jugosllavia thoshin:
“-Shkoni në Shqipëri, se atje jeni të sigurt.” -rrëfen Fatos Qoqja, i biri Beqir Qoqjas, që strehoi dhe mbrojti në shtëpinë e tij heberun Avram Elaif. 

Kështu e porosisnin ata njëri- tjetrin, kur rreziku i përndjekjes dhe ekzekutimit nga nazistët ishte në prag.  

E pyes Fatos Qoqjen, ngaqë ai tashmë është edhe anëtar i shoqatës së hebrejve:
A mendon se dihet numri i atyre që janë strehuar në Shqipëri, kur disa kanë fshehur emrin e disa të tjerë janë integruar në bashkëjetesën me famiiljet shqiptare, ku janë bërë edhe martesa të ndërsjellta?
 “Janë të vërtetuar. Në Arkivën e Shtetit Ramiz Alia e ka dorëzuar listën e hebrejve të saktë”, thotë Qoqja.  

Pra ju mendoni se janë dorëzuar në mënyrë insticionale listat, si është kjo historia e dorëzimit që ka bërë Ramiz Alia në Arkivën e Shtetit.?
-Po, por Ramiz Alia e ka bërë për arsye politike, dihet kjo, por edhe për arsye krenarie. 

Alia ka nxjerrë numrin e hebrejve që janë tashmë në arkivë, sa mund të jetë numri i tyre?
“-Po. Në lista thuhet se janë regjistruar 2 mijë hebrej të strehuar në Shqipëri, por nga vëzhgimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur thuhet se numri i tyre ka arritur deri në 6 mijë. 

Madje është përfolur shumë se këtu në Shqipëri kanë kaluar shumë hebrej, deri tek Ajshtajni. 
"Ishte ambasadori i Shqipërisë në Vjenë ai që i ka bërë kërkesë Ahmet Zogut për ta pajisur Ajshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Ahmet Zogu ka thënë se duhet të shkelë patjetër në tokën shqiptare që t’i jepet pasaporta. Në Shqipëri kanë shkelur shumë hebrenj dhe kanë qenë njerëz të dëgjuar. Dhe Ajashtani është pajisur me posaportë shqiptare.”-rrëfen Qosja.

“Sipas evidencave që kemi rreth 15 izraelitë kanë ardhur dhe janë strehuar në Shijak duke filluar që nga viti 1942 deri në 1945-n janë marrë në mbrojtje nga popullsia civile e Shijakut dhe kanë arritur të shpëtojnë. Mbas 45-ës, pjesa më e madh e tyre janë shpërngulur kanë mbërritur një pjesë në Amerikë, ose në Izrael dhe një pjesë në vende të tjera”, thotë Nikolla Sudar. 

Kur ka ndodhur mbërritja e parë e emigrantëve izraelitë në Shqipëri?

“Mbërritja e parë ka ndodhur nga mesi vitit 1942. Familja Seiti, ata kishin edhe mbiemrin Arrësi morën tri familje izraelite dhe bënë përpjekje për t’i pajisur me dokumente dhe me emra shqiptarë” - thotë Nikolla Sudar.  

Banorët e Shijakut dy vëllezërit Zenel e Riza Seiti (Arrësi), Ali Arbana, Daut Shahini, Skënder Alite, Halil Gashi i kanë mbajtur hebrenjtë në shtëpitë e tyre deri në çlirimin e vendit, duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre.

“Një nga këto familje është Kryetari i Këshillit Nacional çlirimtar të Shijakut zoti Ali Arbana. Mbante një familje izraelite prej tre vetash. Dhe ai rrezikonte shumë për pozitën që kishte.

Një rast tjetër është historia e një djali që vraponte i shqetësuar dhe futet në qytet, sepse e ndiqte Gestapoja. Tek një kafene doli një person që e pa dhe komunikoi me atë italisht. I tha “Çfarë halli ke, o djalë?”

“Po me ndjekin Gestapoja”, tha ia, “Eja me mua” i tha ai dhe e dërgoi tek një familje gjirokastrite, familja Alite, edhe vëllai i tretë Skënder Alite i kësaj familjeje kishte një mik të mirë, një furxhi, që e quanin Daut Shahini dhe kur merr vesh se shtëpia e tij do të bastisej nga kontrolli gjerman e merr djaloshin izraelit dhe e çon te miku i tij Dauti, por edhe këtu shtëpia u bastis nga një patrullë gjermane. Vjen një fëmijë i vogël me vrap dhe i lajmëron

“Xhaxhi, xhaxhi, po vijnë gjermanët!” 

Gjermanët me sa duket kishin marrë informacion se djali izraelit ishte aty. Por Dauti me atë mençurinë e tij e fshehu. Mori një hasër (thes për drithëra) dhe e mbështolli me të dhe e vuri prapa derës. Hynë gjermanët dhe thanë “Komunistët, komunistët ku janë? Keni fshehur komunistë! Jo ne jemi nacionalistë i thanë familjarët. Megjithatë ata kontrolluan, madje një oficer u mbështet tek dera, por për fat nuk e pa. Shpëtoi, se po të ishte gjetur do kishte mbetur si një rast i rrallë që do të zbulohej…

Shqiptarët dhe drejtuesit e komuniteteve lokale kanë punuar bashkërisht për të lehtësuar mbrojtjen e hebrenjve prej shfarosjes përfundimtare. 

Banorët e Shijakut dy vëllezërit Zenel e Riza Seiti (Arrësi), Ali Arbana, Daut Shahini, Skënder Alite, Halil Gashi i kanë mbajtur hebrenjtë në shtëpitë e tyre deri në çlirimin e vendit, duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre.

Për fat të keq historia e hebrenjve që jetuan në familjen e Zenel Seitit, noter dhe avokat dhe të të vëllait Riza Seiti, nuk është bërë shumë e njohur. 

Kur Shqipëria komuniste u izolua nga bota dhe banorët e saj nuk mund të dilnin nga kufijtë, dhe as mund të prisnin miq që të vinin nga jashtë, nën pushtetin e doktrinave socialiste, e kaluara, kujtimet dhe trashëgimia kulturore e saj ishte zhvleftësuar tej mase.   

Ishte viti 1942 kur vëllezërit Zenel Seiti dhe Riza Seiti morën në mbrojtje tri familje hebreje.

Në kujtesë u kanë mbetur vetëm emrat. Familja e parë përbehej nga Albina, i biri Mishel dhe e bija Violeta. Familja e dytë përbëhej nga bashkëshortët Hercek dhe Kate dhe një i moshuar që e thërrisnin Babo. Familja e tretë përbëhej nga Jozhi, Ruzhica dhe Finica.

Për çudi, pasardhësit e familjes mikpritëse, as emrat nuk i mbajnë mend

 Megjithëse iu përkisnin bindjeve të ndryshme politike apo besimeve fetare të ndryshme, “Buka e jetës” e hebrenjve ishte bërë një simbol bashkimi.

Buka e jetës vinte nga Izraeli në Shqipëri deri në vitet ‘70. Pastaj kufijtë u mbyllën dhe  ato copëza të ëmbla buke që bekonin miqësinë me shqiptarët nuk erdhën më deri sa diktatura hoxhiste u pëmbys. 

Vendet fqinje të Ballkanit Serbia dhe Greqia nuk i rezistuan frikës nga nazistët dhe i dorëzuan hebrenjtë që ishin në territorin e tyre.

Shqiptarët me mikpritjen dhe humanizmin e tyre bënin diferencën.

Fatos Qoqja është  i biri mikpritësit Beqir Qoqja,  kryemjeshtri tiranas i rrobaqepësisë që strehoi dhe shpëtoi hebreun  Avram Elaif.  Ai kishte ardhur nga Janina e Greqisë dhe Beqir Qoqja e pajisi me një pasaportë false me emrin Gani Qoqja. 

Qytetarë fisnik si Beqir Qoja nuk pranuan asnjë shpërblim, dhe i biri Fatos Qoqja sot i ruan me krenari në kujtesën e tij Avram Elaif-in, familjen e tij, dhe sidomos  të birin moshatar Robert Elaif, i lindur e rritur në Shqipëri. 

Disa histori i kanë marrë me vete në varr. Disa kanë mbijetuar, por edhe kanë humbur nga kujtesa, sepse disa ende nuk kishin lindur e disa  ishin ende fëmijë në shtëpitë që i pritën, por të gjitha këto histori kanë lënë një gjurmë të artë dashurie dhe humanizmi në zemrat e hebrenjve që u strehuan në vendin tonë, Shqipëri...

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emri: 30/06/2022 22:39

    Naiviteti i shqiptarëve është për tu admiruar!

    Përgjigju
    • Gjergj: 01/07/2022 00:00

      Qenefèt, e quajnè naivitet. Bota e qytetèruar, ajo qè ka synim vlerat njerèzore, e quan akt tè pashembullt sakrifice. Krenar pèr kèto tipare shqiptarie. Pèr tè ardhur keq, qè sot, kemi njè realitet qè vlera tè tilla jo vetèm qè nuk i praktikon mè por edhe lè vènd pèr cinizèm palaçosh qè shohin vetèm deri tek maja e hundès.!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?