Speciale /Letërsia për fëmijë, shkrimtarët: Nëse ata rendin pas teknologjisë, humbasin magjinë e librit

29 Qershor 2019, 10:51| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 11:45

  • Share

Tradita e letërsisë shqipe për fëmijë duhet që të vazhdojë. Këtë mendojnë shkrimtarët, që prej një jete, me penën e tyre kanë qenë pranë lexuesit të vogël. Teksa përgëzojnë iniciativën e Ministrisë së Kulturës, për fondin e ngritur për letërsinë për fëmijë, ata ndalen edhe tek problematikat kryesore në këtë zhanër.

“Është një nismë jashtëzakonisht e mirë, për fëmijët duhet menduar edhe duhet bërë gjithmonë akoma edhe më shumë sesa është bërë sot”, shprehet shkrimtari për fëmijë Bardhyl Xhama.

Edhe shkrimtari Vangjush Saro e konsideron këtë iniciativë shumë pozitive, pasi prej vitesh ka munguar.

“Është një gjë  emirë, se ka pasur vite që institucionet se kanë pasur në vëmendje letërsinë për fëmijë edhe në këtë rast kemi një hap pozitiv”, shprehet Saro.

Studiuesi Koçi shprehet, se përpos iniciativës pozitive të institucionit, kriteret përzgjedhëse nuk janë shumë favorizuese për ata autorë, që kërkojnë të hyjnë në garë në mënyrë të pavarur, edhe jo nëpërmjet.

“Autorët duhet që të kenë lidhje me një shtëpi botuese, edhe ajo shtëpi botuese duhet që t’ia dërgoj Ministrisë së Kulturës online. Por përse duhet unë, që jam autori, bujku që punon tokën edhe  nxjerr grurin, misrin edhe orizin, duhet që të lidhte me pronarin, që bluan apo bën bukën”.

Përdorimi i teknologjisë nga fëmijët, sipas shkrimtarëve edhe përse nuk i lejon ata që të njohin edhe prekin magjinë e librit, nuk mund të shmanget.

“Duhet shumë punë me librin, edhe puna e parë them unë është puna, që duhet të bëjë mësuesi edhe prindi. Që libri të shkojë në mënyrë të natyrshme tek fëmijët, edhe jo përmes autoritetit të fjalës”, shprehet shkrimtari për fëmijë Fatmir Gjestila.

Thirrja e Ministrisë së Kulturës për dorëzimin e materialeve në prozë apo poezi, për letërsinë për fëmijë mbyllet në datë 8 korrik.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?