Ndodhet në mes të qendrës historike, në zemër të Tiranës, Sheshin “Skëndërbej” me kullën e Sahatit pranë.
I përket shekullit të XVIII-të dhe me të identifikohet kryeqyteti ynë për më shumë se dy shekujsh histori, prej kur përfundoi dhe ndërtimi i saj në vitin 1822 nga Haxhi E’them Beu nga Petrela, i biri i Molla Beut i cili vazhdoi punën e të atit, nisur në 1974-ën ku u hodhën themelet e para të faltores.
Edhe pse ndër objektet e kultit dhe monumentet më të vjetra të kulturës (1948), me zhvillimin e pandalshëm urbanistik, Xhamia historike e E’hem Beut është një ndër të paktat që i ka mbetur trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.
Nga profili arkitekturor, gjeometria, stili i dizajnit e deri tek struktura e brendshme e ndërtimit, veshur me zbukurime murale dhe afreske të rralla është e vetmja faltore ku ndërthuren bashkë dy kultura qendrore, ajo e Lindjes dhe e Perëndimit.
Së bashku me faltoren e Karapicëve dhe të Stërmasit, Xhamia e Et'hem Beut, është një nga 8 xhamitë më të vjetra, që i kanë mbijetuar të gjitha ndryshimeve historike, politike e kulturore ndër dekada.
Simbolike jo vetëm për besimtarët, por dhe të gjithë qytetarët kjo xhami është pasqyruar në filmimet e kohës, me pritjet ceremoniale dhe ngjarjet e rëndësishme të kohës në dorëshkrime dhe mbishkrime të ndryshme gjatë periudhës së viteve ‘20, kohë kjo kur udhëheqës ishte Ahmet Zogu.
Nuk mungojnë as dëshmi mbi ngjarjet e periudhës së pushtimit italian fashist, kohë gjatë së cilës xhamia iu nënshtruar një projekti restaurues nga vetë ushtarët italianë.
Një pikë ndalese tjetër e rëndësishme historike është edhe periudha përgjatë sistemit komunist ku për shkak të ndalimit të besimit në Shqipëri, xhamia e Et’hem Beut qëndroi e mbyllur për 3 dekada për t’u rihapur më tej në 18 Janar 1991.
E përbërë nga tri pjesë të lidhura organikisht, salla e lutjeve, portiku dhe minarja dhe me një sipërfaqe prej 301 m2, xhamia është e ndërtuar me gurë që besohet se e kanë origjinën nga rrethinat malore të Tiranës, konkretisht fshati Shtish –Tufinë.
Në të gjithë zhvillimet kohore, projekti restaurues i vitit 2018 mbi afresket e Xhamisë së Et’hem Beut ishte ai që nxori në pah elemente të reja që me kohën kishin pasur dëmtime dhe sot mund të çmohen si thesare të pazbuluara të trashëgimisë tonë kulturore
Një simbolikë e veçantë pranishme prej lashtësisë në kultura të ndryshme doktrinore e mitologjike, mes tyre dhe ajo shqiptare është ylli 6- këndor, “Ylli i Davidit” apo siç quhet ndryshe Maxhin David (Mburoja e Davidit). Ai gjendet edhe në xhaminë e Et’hem Beut, por në traditën e besimit islam ky yll përfaqëson simbolikën e një prej profetëve të Zotit, profetit Sulejman i cili e kishte këtë shenjë simbol në unazë të cilën e kishte trashëguar prej të atit Profetit Daud.
Pjesë e ndërtesave komplekse që ruajnë sot origjinën dhe vlerat historike të Kryeqytetit bashkë me zbukurimet e përmbajtura të brendësisë, Xhamia e Ethem Beut është kthyer sot një ndër pasuritë e rralla arkitektonike që zgjojnë interesin syrit të çdo vizitori vendas dhe të huaj.
Me xhamiat e pushtuesve turko-arab presim te hyjmë ne Europ,turp nuk u vjen qe restaroni keto shkolla arabesh qe na shkatërruan jeten
PërgjigjuKapi tjeter do jet restaurimi i trurit tend qe ka ikur me pushime.