SPECIALE/ Lufta në Ukrainë, historiani Pëllumb Xhufi: Politikat e Serbisë, provokacion ndaj Kosovës! Nuk përjashtohet mundësia e një konflikti në Ballkan

6 Prill 2022, 21:57| Përditesimi: 7 Prill 2022, 08:52

  • Share

Nuk është thjesht një konflikt ideologjik. Për më shumë se një muaj bota, po vuan pasojat e një luftë që nisi në 24 shkurt 2022, në Kiev të Ukrainës kërcënimi i së cilës nuk po qëndron më, vetëm brenda kufinjve të saj. Efektet e para të kësaj lufte që duket se po ndan në dy anë Perëndimin nga Lindja, e gjetën botën të papërgatitur.

Për historianin Pëllumb Xhufi, kjo krizë me përmasa globale përbën rrezik të mundshëm për ta çuar konfliktin në një nivel të ri, atë të cënimit të arkitekturës së sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

"Jo vetëm Ballkani, por, e gjithë Bota po rikompozohet me ngjarjet e fundit, do të thosha edhe pas Pandemisë. Lufta në Ukrainë ka ngjallur shqetësime të mëdha, madje flitet edhe për një eskalim të situatës deri në luftë kimike, bakterologjike dhe deri bërthamore. Të gjitha këto nuk janë fjalë janë një realitet, por, në dimensione më të vogla. Ka dhe popuj të cilët janë të lidhur nëmënyrë preferenciale me Serbinë. Për shembull, Republika Srpska e Bosnjës, që para se të fillonte agresioni rus në Ukrainë filloi të lëvizë, të destabilizojë vendin në tentativë për t’u shkëputur nga Bosnja-Hercegovina e për t’u bashkuar me Serbinë…", tha Pëllumb Xhufi.

Sipas historianit Xhufi, Serbia shenjën e saj paralajmëruese pro destabilizimit e dha ditën që u nda nga jeta ish-sekretarja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Albright do të mbahet mend për shqiptarët, si kumbare e lirisë së Kosovës. Ajo ishte iniciatore e Konferencës së Rambujesë në vitin 1999, marrëveshje që i dha fund regjimit të Millosheviçit dhe solli çlirimin e Kosovës.

"Jo larg, por, kur u nda nga jeta zonja Medlin Olbrajt një figurë e jashtëzakonshme, e cila,në kohën e luftës së Kosovës ka patur një rol tërheqës për ndërhyrjen e SHBA, të NATO-s dhe BE  për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë në vitin 1999. Mirëpo largimi i saj nga jeta u prit me manisfetime publike në Serbi.Këto janë shënja që nuk paralajmërojnë për mirë. Ne duhet t’i qëndrojmë përvojës dhe marrëdhënieve historike që kemi me Serbinë. Marrëdhëniet me të kanë qenë me problematika dhe ngelen”, vijon Xhufi.

Në rend historik, Ballkani është konsideruar “Fuçi baruti”, por lufta sipas tij ka sjellë një ndryshim ekuilibrash të faktorëve të ndryshëm social, politik dhe ekonomik në rajon.

"Jemi në një moment delikat. Jemi një situatë të ngjashme. Duhet të ruhemi. Çdo gjë duhet parë me prioritet. Ka një luftë që zhvillohet para portave tona, e cila mund të ketë zgjatime edhe në Ballkan dhe Ballkani ne e dimë e ka këtë premisë, i cili mund të eksplodojë, historikisht.  Kështu që duhet të fillojmë të sillemi me maturi si në një kohë krize, nga qeveritë tona në Shqipëri dhe në Kosovë", tha historiani.

Sipas Pëllumb Xhufit axhenda e Serbisë vazhdon të punoj si një fitil i ndezur për destabizilizimin i Ballkanit, dhe këtë e tregojnë politikat provokuese të pasluftës kundrejt Kosovës.

"E para destabilizimi i Ballkanit, ështënë projektet e Serbisë. Ka qenë në projektet e saj që në krizën e parë, që çoi në shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë nga vitet ’91-’95 përsa i përket zgjidhjes së çështjes së Bosnjës. Politikat e Serbisë vazhdojnë të mbeten provokative në raport me shumë nga vendet që e rrethojnë atë, në radhë të parë me Kosovën, por edhe me me Malin e Zi. Ndërhyrjet e saj janë shumë të forta, të fuqishme duke përfituar nga prezenca e një popullsie filo serbe në Mal të Zi dhe nga prezenca e kishës Serbe, me provokimet që vazhdon të luajë një rol të mbrapshtë për stabilitetin në Mal të Zi. Natyrisht dhe aksioni ndaj Kosovës. Tashmë, Mitrovica e Veriut është kthyer në një bazë tëorganeve serbe të zbulimit të sigurisë, por edhe bandave kriminale të cilat kanë zgjatimet e tyre të cilat kanë zgjatimet e tyre që vijnë deri edhe në Shqipëri… Në rastin tonë do të thosha është Rusia ajo që e leviz fitilin e konflikteve në Ballkan, në këtë moment", u shpreh Xhufi.

Prej më shumë se 20 vitesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur me prioritet ngjarjet në sferat e tjera të globit.

Tani shohim praninë e Presidentit Xho Biden në Samitin e NATO-s që sipas akademikut Pëllumb Xhufi është shumë domethënës.

"Nga viti 2000, për gati 20 vjet Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur me prioritet ngjarjet në vendet e tjera tëbotës. Tani shohim edhe prezencën e Presidentit Biden në samitin e NATO-s. Kjo u deklarua edhe hapur, që Amerika përsëri u kthye në Evropë, të Hrushovit, të kohëve të Luftës së Ftohtë.  Ngjarjet e fundit tregojnë Europa është qendra e një përplasje që vazhdon edhe pas rënies së murit të Berlinit, edhe pas mbarimit të Luftës së Ftohtë", thekson ai.

Sa i përket ecurisë së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, prej kur ajo u shpall shtet i pavarur në 17 Shkurt 2008, në këndvështrimin e historianit për fat të keq ndodhen në pikën të ulët.  Bashkëpunimi ekonomik që mungon sot do të ishte një ndihmesë për integrimin në BE për të dy vendet.

"Në inteligjencën kosovare për fat të keq, ka një drejtim të tillë që priret më shumë nga ndarja se sa nga bashkëpunimi. Në fushat e tjera të rëndësishme,që kanë impakt këndej dhe andej kufirit. Në fushën e ekonomisë përshembull absolutisht ne nuk kemi një bashkëpunim që duhet të ishte. Ne jemi dy vende, jemi një komb dhe një popull që një bashkëpunim ekonomik me Kosovën është mëse i dëshiruar dhe nga BE. Duhet të ketë një ndarje pune, çfarë prodhon Kosova nuk kapse ta prodhojë Shqipëria ose anasjelltas. Në fushën e energjisë gjithashtu, duhet të jemi komplementarë por për fat të keq, për faj të politikës këto gjera nuk kanë ecur”, vijon Xhufi.

Nismën e “Open Ballkan” ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në mendimin e historianit nuk është i menduar mirë, ndërsa e sheh si një projekt pa të ardhme që nuk do të prodhojë rezultatet e duhura.

"U desh kjo krizë e re, pra, Lufta në Ukrainë për të parë që 'Open Ballkan' do të thosha është një nismë pa të ardhme, nuk më duket se do të ketë të ardhme. Bashkimi Europian dhe NATO duket janë bindur që Serbia është një problem. Edhe qëndrimi i tanishëm i Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë ka qenë qëndrim rejt ndryshe nga ato që kanë mbajtur të gjithë vendet e Europës.Serbia e ka vënë veten në një dritë të dyshimtë", u shpreh Xhufi.

Në rend diplomatik qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin, për të nisur një agresion ushtarak kundrejt një shteti të pavarur si Ukraina e sheh një ideologji të gabuar, rezultat e së cilës po shihen me rezistencën e fortë që po i bën populli vendas.

Sipas historianit edhe pse nisi si pushtim me një agresion të fortë ushtarak kundrejt Ukrainës, skenari nuk ka ecur ashtu siç e imagjinonte Kremlini dhe Putin.

"Putini e nisi këtë luftë, i bindur se do ta kapte botën të papërgatitur, por i doli krejtësisht e kundërta. Në radhë të parë nuk e llogariti rezistencën e fuqishme të popullit Ukrainës megjithëse deklaronte që e njihte mirë popullin ukrainas. Por,Ukrainasit janë ata që kanë bërë Luftën e dytë Botërore. Nuk llogariti dhe reagimin e Perëndimit të NATO-s dhe SHBA, të cilat u ndodhën bashkë dhe reaguan më një zë dhe në mënyrë të ashpër. Kështu, që, tani momenti është delikat. Putini ka dështuar në planet dhe parashikimet e tij, por tani problem është që ai është një njeri autokrat, një tirani egërsuar nga, i cili mund të pritet gjithçka”.

Në një kohë kur faktori politik është kaq i ndarë dhe kriza ka mbërthyer pjesën më të madhe të botës perëndimore Xhufi thotë se Shqipëria ka hedhur hapa pas në disa drejtime kyçe që lidhen me keq menaxhimin faktorëve kryesorëve ekonomik", tha Xhufi.

Një ndër sektorët më të braktisur në planet e zbatimit të programeve qeveritare sot është bujqësia, ku investimet prej disa vitesh janë thuajse zero.

"Edhe Shqipëria dhe Kosova duhet të përshtaten dhe të heqin dorë nga parulla ç’mobilizuese që u dha kur u futëm në NATO në 2008, “o burra të shesim armët tona”. Kjo parullë që vinte nga jashtë, politika se ne na mbron vetëm NATO duhet të marrë fund. Në gjykimin tim duhet të ecet sepse tregjet e drithit që ishin kryesisht në Rusi dhe Ukrainë janë mbyllur dhe nuk e dimë deri për sa kohë.  Ka ardhur koha të merremi me ekonominë reale. Ka ardhur koha të mbjellim fushat tona të merremi me bujqësinë tonë. Duhet të kemi një rikonfigurim të jetës tonë, i realitetit shqiptar dhe një kthim një seriozitet", u shpreh ai.

Doktrina e presidentit Biden me qeverisjen e tij dhe angazhimi amerikan në rajon dhe integrimi i institucioneve në partneritet më Naton është çelësi dhe mbrojtja më e mirë që mund ti bëhet vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehet Xhufi.

"Me përmasat e një lufte të ngjashme me atë të Luftës së Dytë Botërore, agresioni rus në Ukrainë vazhdon prej më shumë se një muaji, ndërsa efektet dhe pasojat e saj kanë prekur Europën Perëndimore dhe pjesën të madhe të botës në të gjithë sektorët kryesorë jetikë", tha historiani.

Edhe pse parashikimet dhe historia e së shkuarës ka treguar që luftërat të ngjashme si ajo e nisur në Ukrainë, mund t’i sjellin njerëzimit pasoja katastrofike ajo që po mban ende të mbërthyer të ardhmen e njerëzimit është kriza ekonomike. 

Prej fillimit të Luftës rreziqet dhe pasojat e kësaj lufte të nisur në Ukrainë në të ardhmen pritet të jenë afatgjata në kohë, por, për të gjithë botën ashtu edhe për ne mbeten të panjohura.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?