SPECIALE/ Muaji i Shenjtë i Ramazanit, tre breza në agjërim, nga gjyshja te mbesa 8-vjeçare! 24 orë nga jeta e një familje besimtare në Tiranë

2 Prill 2023, 10:36| Përditesimi: 2 Prill 2023, 13:50

  • Share

Fëmijët para moshës madhore nuk janë të detyruar të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Por Amina 8 vjeçe tregon se e bën me dëshirë pasi ka parë prindërit e në veçanti gjyshen e saj 80 vjeçare. Sigurisht që agjërimi i saj është gjysmë dite, megjithatë ajo angazhohet që të kryejë ritet me përpikmëri.

Gjyshja e saj, nënë Likja ka qenë gjithmonë një besimtare e rregullt e fesë Islame. Ajo rrëfen se agjërimin nuk e ka ndalur as nën diktaturën komuniste.  Nuk ka qenë e lehtë, thotë 80 vjeçarja e cila i referohet edhe një copëze historie:

“Në kohën e komunizmit e dinin se kush ishte besimtar dhe na detyronin të hanim karamele”- tregon nënë Likja.

Ajo shprehet e bindur se do të vazhdojë të kryejë ritet e agjërimit deri sa të gëzojë shëndet të plotë. Report TV sjell 24 orë nga jeta e një familje besimtare në Tiranë. Si bëhet zgjimi me lindjen e diellit dhe çfarë konsumojnë e deri në vaktin që i bashkon të gjithë rreth tryezës kur dielli perëndon.

Muaji i Ramazanit ka nisur për besimtarët myslimanë në datë në datën 23 Mars.  Përgjatë 30 ditëve, ata nuk duhet të konumojnë ujë e ushqim në një orar të caktuar në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arberi: 09/03/2024 05:15

    Lere popullin ne liri.Te mendoj e te veproje sipas deshires.Ku eshte e keqja qe njeriu beson tek zoti.Lereni njeriun te besoje ne jeten e amshueme dhe te vdesi rehat.Atje nuk shkojne ne nje vend,si mekataret dhe besimtaret e ndershem.Zoti i fal fajet,kur njeriu pendohet e i lutet zotit.Zoti nuk fal perkrahesit e djallit.

    Përgjigju
  • Iris: 03/04/2023 00:59

    /SHKENCA/,prandaj nuk kam pranuar te pagezohem.Ne kishe shkoj ndonjehere,por nuk kam pranuar te pagezohem pikerisht per arsyen se nuk mund t'i jepja besen /Krijuesit te gjitheckaje/ nga njera ane e nga ana tjeter te besoj te evolucioni e shkenca.Edhe pse kam lexuar Biblen,Kuranin,Buden,Konfucin,prape asnje nga keta nuk ka lekundur raportin tim me shkencen.Mendoj qe dhe shumica e liderve te besimeve te ndryshme ne bote nuk mund t'i mohojne me faktet shkencore dhe po mbahen fort pas misterit te jetes e vdekjes e kontrollit mbi to,per arsye te tjera, le te themi me tokesore,sepse nje here kam lexuar qe feja fillon aty ku mbaron shkenca dhe duket qe kjo eshte barriera e fundit mes tyre dhe duket qe dhe kjo po depertohet e fitohet nga shkenca.Dhe duket qe fese nuk i ka mbetur shume per cfare te luftoje.S.d.q.fakti qe ka femije qe besojne se shiu krijohet nga Zoti,eshte problematik,sepse tregojne punen e dobet qe behet ne shkolle.Duket qe zyshat nuk luftojne me argumenta shkencore keto genjeshtra.Sot,disa nga keta femije mund te besojne se Zoti krijoi shiun,por neser mund te besojne dhe qe vete mund te fluturojne nga ballkoni,sepse keshtu bejne /heronjte/ dhe /heroinat/ e filmave.Kush do t'ju hape syte ketyre femijeve?

    Përgjigju
  • Shkenca: 02/04/2023 17:03

    Fëmijët duhet të shkojnë në teatër, në bibliotekë, në park, në kurs arti dhe shkence, as në xhami as në kishë! Kam hasur fëmijë që më kanë thënë se shiun e krijon Zoti, se zysha gënjen që njeriu ka evoluar nga majmuni, etj etj Fatkeqësi!

    Përgjigju
    • Loku: 02/04/2023 20:38

      Pse kush è krijon shiun o majmun ????

  • Xhixhi: 02/04/2023 14:23

    Cojini femijet ne biblioteka, ne muze, ne opera, ne teater, ca i coni ne xhami. 8 vjec argjeron, pfff, albanistan hesapi.

    Përgjigju
  • Labi: 02/04/2023 12:53

    Na bombarduat me muajin e Ramazanit,media,ambinte publike...Jemi shtet laik,kemi besime te tjera?Santa Klausin Plaku i Vitit te ri.Pemen e Krishtlindjes Pema e Vitit te Ri.Jemi ne Europe apo jo

    Përgjigju
    • Kosovar jo arber: 02/04/2023 20:40

      Per Krishtelindje.. è ke pemen 2 muaj ne shesh o mavri

    • Labi: 02/04/2023 14:30

      Nga urrejtja qe keni per Europen(shtepine tone natyrale),e padisni veten...ama plasni te dukrni europian.Kaq aftesi keni per tu mshehut si hipokrit pot pa asnje aftesi ne asnje fushe!!!

    • Beni: 02/04/2023 13:53

      E ca do me thene qr je ne europe,pastaj te duken europian shqiptaret ty.Na e bete europen sikur te jete kulmi.Europa ka marre tatepjeten me kohe

    • dashi havase: 02/04/2023 13:50

      esht periudhe zghedhjesh dhe po i marin me te mire, prandaj jo se ju ha suama per kta treçerekshet.

  • Hasani: 02/04/2023 11:21

    Bravo Report TV Jeni televizioni me i mire Zoti jua shperblefte per keto reportazhe qe realizoni.

    Përgjigju
    • XXX: 09/03/2024 05:03

      Feja dhe shkenca nuk jane kundershtare.Ato plotesojne njera tjetren.Kundershtare e fese eshte ideologjia komuniste.Njerzit duhet te besojne tek zoti.Urdheresat e zotit jane ato qe duhet te misheroje cdo njeri." Mos vjedh,mos kurvero,etj.,etj , jane mesime qe duhet ti zbatoje cdo njeri ,qe te kemi nje shoqeri te.shendoshe. PO KUSH E RREGULLOJ GJITHESINE ? Shkenca ? Jo.Shkenca nuk po jep spjegime per jashte tokesoret,dhe per shume fenomene qe ndodhin.Ai qe mohon Zotin,mohon vehten e tij.Zoti ndihmon shkencen mjeksore,por zoti nuk eshte me cdo njeri.Ai jep keshilla dhe vendos rregulla per te gjithe.Mos harroni se edhe zoti ka kundershtat dhe ai eshte djalli.Fatkeqesisht edhe djalli ka simpatizant,njerez injorant,imoral e hajduta si pjesa dermuese e simpatizanteve te Sali Berishes.Zoti eshte me te miret,por lutemi te mshiroje edhe te keqinjet e t'i ktheje ne rruge te drejte.AMIN !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?