Luan në violinë prej moshë 7 vjeçare. Sot është 80 vjeç e përsëri vazhdon të performojë me instrumentin e tij.
Muharrem Maloku ka një jetë të tërë dedikuar violinës. Me të ka luajtur pothuajse në të gjitha skenat ndërkombëtare.
Me fanatizëm ruan violinën 100-vjeçare të babait të tij, Nazmi Malokut, një prej pedagogëve të parë të Liceut Artistik.
Sot në pension, e megjithatë vazhdon të jetë aktiv. Së bashku me të birin kanë zgjedhur të kenë publik njerëzit e thjeshtë në qendër të Tiranës.
Komento