SPECIALE/ Njihuni me Dritanin, entuziastin e bimësisë që rrit në bahçen e tij në Fushë-Krujë lulen e egër ilire, Irisin

21 Maj 2023, 10:15| Përditesimi: 21 Maj 2023, 10:53

  • Share

Irisi i Ilirisë është një lule që sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër dhe natyrale në të njëjtat pllaja si mijëra vite më parë duke mbetur një provë e trashëgimisë së të parëve të shqiptarëve.

Por një banor i Fushë Krujës i apasionuar pas luleve jo vetëm e rrit prej 12 vitesh në bahçen e vogël të shtëpisë së tij por edhe ka krijuar hibridë të veçantë të kësaj bime.

Ai i ka vendosur atyre edhe nga një emër shqiptar, si Skënderbeu, Bato, Bukuroshja e Durrësit etj. Dritan Gazheli synon që në të ardhmen të arrijë t’i regjistrojë si ekzemplarë të rrallë në rang botëror, të krijuara prej duarve të tij.

Dritani numëron mbi 200 hibride irisesh dhe mbi 50 lloje trëndafilash të cilat ai i konsideron si krijesa të tijat për te cilat përkujdeset çdo ditë.

 

 

Lulja ilire, Iris
 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/05/2023 01:05

    /TANI/,Iris vjen nga mitologjia greke.Irisi dhe Merkuri(Hermesi) ishin lajmesat e zotave te Olimpit.Iris=Ylber.Lulja ne rastin konkret dhe bebja e syrit quhen Iris sepse vijne me variacione ngjyrash si ylberi.Nuk e di nga e keni gjetur versionin ilirisht te emrit,por dyshoj se e keni fjalen per Eriden ose Erisin ,te cilat megjithese dy perendesha te ndryshme nga Irisi dhe njera-tjetra, i pershtaten me shume cilesimit tuaj ne ilirisht.Erisi,(kaosi) ishte ajo, qe hodhi mollen e arte me mbishkrimin /Me te bukures/ ne darken e famshme mitike, qe u be parashkaku i luftes se Trojes,kurse Erida ishte perendesha e urrejtjes.Irisin edhe pse nuk permendet direkt me emer, e gjejme dhe ne Bibel,kur Zoti,sipas versionit semit, pasi permbyti boten dhe shpetoi vetem Nohan familjarisht(Gilgameshi-versioni origjinal mesopotam) dergoi Ylberin si shenje premtimi per njerezimin, qe bota nuk do te permbytej me me keto permasa.Edhe pse ne kete rast permendet vetem si fenomen natyror qe ne kete rast sherben si /beselidhje/,kuptohet influenca e kulturave mesdhetare dhe te L.se Mesme,vetem se ne Bibel nuk kishte vend per zota te tjere vec Jehowas,prandaj perdoret vetem si fenomen.kod beselidhje,jo si nje nga perendite pagane qe sjell lajmin.

    Përgjigju
    • eri: 22/05/2023 12:57

      IRIS=SIRI=SYRI

  • Dakord: 21/05/2023 22:47

    O zot sa kohë kishim pa lexuar një lajm kaq të bukur. Irisi rritet në të gjithë mesdheun. Po një kopësht botanik kur do e bëjnë?

    Përgjigju
  • Tani.: 21/05/2023 16:45

    Iris dmth Errrsire ne gjuhen ilire. Duhet menduar perse kjo lule ka marre kete emer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?