Guximtar Rushani është një ndër personazhet tepër poliedrik dhe interesant në trojet shqiptare. Më tepër se 16 vjet në karrierën akademike si lektor dhe asistent lektor, ku prej vitit 2009 Sekretar i Pergjithshëm i universitetit të Strugës dhe prej shkollës së mesme ka ndjekur pasionin e tij për muzikën. Një ndërthurje ekstremesh, nga njëra anë shkenca, e tjetra arti dhe të dyja së bashku kanë udhëtuar me Guximtarin.
Në karrierën muzikore, Guximtar Rushani mban në repertorin e tij më tepër se 30 këngë duet dhe solo, pjesëmarrës në 17 festivale ku prej tyre ka fituar 6 çmime të ndryshme. Së fundmi ai erdhi me koncertin personal “Vjeshtë e Vendit tim”
Për Report TV Doc.Dr. Guximtar Rushani tregon balancën që ruan ndërmjet profesionit dhe artit, teksa thotë se asnjëherë këto të dyja nuk janë mbivendosur më njëra-tjetrën, ku studentët e mirëkuptojnë pozicionin e tij në auditor dhe e ndajnë atë nga skena. Të ndjekësh pasionin ndonjëhërë të shkëput nga familja. Babai i dy fëmijëve, vajzë e djalë, tregon që të dyja këto sfera kërkojnë përkushtimin dhe seriozitetin e tyre. Ndërsa familja ka qënë mirëkuptuese dhe mbështetëse në rrugëtimin e Guximtarit.
Paragjykimet nuk i ka ndjerë dhe ai motivon të gjithë ata që përveç punës kanë një talent, ta shfaqin atë.
“Gjithsecili të vazhdojë dhe të besojë tek aftësitë e tij”, tha profesori.
Pyetjes se kush pozicion siguron më shumë të ardhura për të, ai ju përgjigj se vullneti për punë dhe shëndeti të sigurojnë të ardhura të mira. Por asnjërën prej tyre nuk e zgjedh ta mendojë si më pak të rëndësishme. Situatën e artit e muzikës në vend, Guximtar Rushani e komenton duke përmendur fjalët e Kadares. Do të mbahen mend vetëm këngëtarët me vlera-tha ai.