Piktori Helidon Haliti rrëfen sesi në historinë e pikturës shqiptare, Ismail Lulani vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në çlirimin prej konizave të artit të realizmit socialist së bashku me Danish Jukniun, Sali Shijakun, Skënder Kamberin dhe Edi Hilën.
Rreth 20 vepra të Islamil Lulanit gjenden në fondin e arttë të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe shumë të tjera janë pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe atyre ndërkombëtare
Veprat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Ismail Lulani nuk është më, por pikturat e tij janë këtu para syve tanë.
“Në çdo cep të kësaj ekspozite ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit.
Kush beson në fuqinë e artit, beson edhe në pavdeksinë e artistit”, thotë Ormira Lulani, vajza e piktorit.
“Tregoju sot se e ke 20 vjet pa e parë në ëndërr dhe kjo ka ndodhur vetëm para tre ditëve”, i thotë kuratori Helidon Haliti
Ormira Lulani u shpreh se: “Është e vërtetë, e pashë thjesht në ëndërr para tre ditëve, sepse kishte kohë që më mungonte dhe iu afrova dhe më përqafoi e vetëm kaq tha: “Ia dolëm!”
Ka qenë e mezipritur plot 19 vite nga lamtumira e piktorit shkodran, ekspozita retrospektivë me pikturat e tij.
Veprat u sollën nën kujdesin e vajzës Ormira Lulani dhe ekspozita u realizua përfundimisht me kurimin e detajuar të piktorit të njohur Helidon Haliti.
“Muzeu Lulani”, u quajt kjo eskpozitë, sepse edhe Ormira e bija, që jeton aktualisht në Kanada, është piktore e talentuar, një vazhduese e denjë e stilemave koloristike, plot talent dhe vizion origjinal.
Ismail Lulani ishte i lumtur për talentin e saj dhe ajo mbeti deri në fund të jetës së tij, bija dhe kolegia e çmuar. Portreti që i ka bërë Ismail Lulani Ormirës është i ngashëm me një vizion baladesk për fillim lidhës të artit që i bashkon dy Lulanët, at e bij.
Ismail Lulani vlerësohet si krijuesi brilant në fushën e artit pamor shqiptar.
Përveç veprave që ka lënë pas, pasuri e atit pamor shqiptar, mbeten edhe mbi 1800 vizatime, ku pjesa më e madhe e tyre janë projekti fillestar i këtyre veprave të pikturuara me bojëra vaji
Nëse vëzhgojmë e veprën e Ismail Lulanit të krijuar në vitet 1970 – 90, kuptojmë qartë edhe rolin që Ismail Lulani luajti në modernizimin e pikturës shqiptare.
Vetë kjo ekspozitë është një dëshmi, ku, ku një pjesë e madhe veprave të të cilit shfaqen për publikun për herë të parë.
Ekspozita e Ismail Lulanit do të qëllonte të ishte pasqyra e një artisti, doktor i shpirtrave , siç do ta quante kuratori Helidon Haliti
Ky koleksion i ekspozuar vjen nga familja e Islami Lulanit,të cilin ministrja e kulturë Elva Margaroti e quajti një punë të vyer në shërbim të artit shqiptar.
Shumëllojshmëria e punëve dhe trajtesa e objekteve dhe subjekteve të veprës e veçojnë Ismail Lulanin nga të tjerët.
Ismail mail Lulani lindi më 1933 nëTuz në një familje shqiptare të Malit të Zi.
Në moshën 12 vjeçare së bashku me familje erdhi në qytetin e Shkodrës.
U nda nga jeta më 6 Tetor të 2002-shit në moshen 69- vjeçare.
Ismail Lulani ishte një mik i ngushtë i shkrimatarit të madh Dritëro Agolli, i cili pikturën e tij me ndeshjen deshëve e mbante në sallon.
Talenti i Lulanit ishte i shkruar në gen. Në vitin 1967, kur mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e diplomës që titullohej "Ded Gjo Luli me trima", u shqua për pjekurinë artistike dhe u vlerësua mjaft nga kritika e kohës.
“Ismail Lulani u lidh shpitërisht me Shkodrën e fëmijërisë së tij. Edhe pse ishte profesor në Akademine e Arteve në Tiranë, shkoi me dëshirën e tij në atë qytet, ku punoi si profesor në Liceun artistik të këtij, derisa doli si piktor në krijmtari të lirë.”, thotë kuratori Helidon Haliti.
Misioni i tij ishte i duhuri në qytetin e dashuruar pas artit. Lulani ishte një ndër themeluesit e degës së arteve pamore në shkollën e mesme artistike Prek Jakova në qytetin e Shkodrës.
Ismail Lulani ka lëvruar të gjitha drejtimet e pikturës, si kompozimin, pejsazhin, veçanërisht portretin dhe natyrat e qeta.
Për punën dhe talentin e tij u vlerësua me titujt "Piktor i Merituar", "Piktor i Popullit", "Naim Frashri i klasit të Parë". Pas rënies së dikaturës vepra e tij do të çmohej në ekspozita ndërkombëtare.
Në vitin 1999 në Bienalen e Romës Ismail Lulani mori Çmimin e dytë dhe iu dha medalja e argjentë për tablonë “Ikja në Egjipt”.
Rreth 20 vepra të Islamil Lulanit gjenden në fondin e artë të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe shumë të tjera janë pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe atyre ndërkombëtare.
Ai mbetet një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.
Në historinë e pikturës shqiptare, Ismail Lulani vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në clirimin prej konizave të artit të realizmit socialist së bashku me Danish Jukniun,Sali Shijakun, Skënder Kamberin dhe Edi Hilën.
Një pikturë , ku duket një hënë që sa vjen e gjysmohet, është vepra e fundit e Iamail Lulanit, e realizuar 19 vjet më parë, kur e priste rruga e qiellit. Pikturën nuk mundi dot ta përfundonte.