Sport
Speciale

Speciale/ Plani i FIFA-s për Botëror çdo dy vite, në Shqipëri të ndarë pro dhe kundër

20 Tetor 2021, 10:22| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 11:47

  • Share

Është kompeticioni më madhështor futbollistik, por në mars-prill të 2022 Botërori mund të ndryshojë mënyrën dhe periudhën e organizimit. FIFA duket e vendosur që në kongres të votojë organizimin e Botërorit çdo dy vite dhe jo 4 siç është tradicionalisht. Madje ajo shkon më tej, duke deklaruar se edhe Europiani duhet të ndjekë të njëjtën rrugë, por në këtë pikë gjen kundërshtinë e fortë të UEFA-s.

Kjo e fundit nëpërmjet presidentit Ceferin ka dalë hapur kundër jo vetëm Europianit dy vite, por edhe Botërorit, pasi sipas tyre është e papërballueshme për futbollistët. Në mbështetje të UEFA-s ka dalë edhe konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ndërsa ashpër ka reaguar edhe unioni i futbollistëve profesionistë, që mbron të drejtat e lojtarëve në FIFA. FIFPro thotë se arsyet komerciale të FIFA-s do të shkatërrojnë futbollistët, por nga ana tjetër ish-trajneri që shkroi historinë me Arsenal, Arsene Wenger, tashmë pjesë e FIFA-s si përgjegjësi për zhvillimin e futbollit, propozon një kalendar të formatuar me më pak ndërprerje për skuadrat gjatë sezonit.

Sipas Wenger kampionatet do ndërpriten vetëm njëherë për eliminatoret e Kombëtareve, ndërsa në fund të çdo sezoni do kemi një kompeticion të madh si Botërori apo Europiani. Ndërkohë në fund është parashikuar një pushim 25 ditorë të futbollistëve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?