Kultura
Drejt Punës
Speciale

SPECIALE/ 'Plisa kemi po duhet të gjejmë kokat që t’i mbajnë', thirrja e Ergyles, e vetmja grua që prodhon qeleshet shqiptare në Prizren

5 Prill, 14:04| Përditesimi: 5 Prill, 14:09

  • Share

Një punishte në rrethinat e Prizrenit mbart historinë dhe ëndrrat e familjes Gjurgjialo. Këtu ruhet vazhdimësia e punimit të plisit, simbol i identitetit kombëtar shqiptar, por dëgjohet edhe muzikë e mirë e viteve ’70-’80, në mënyrë të veçantë Led Zeppelin. Në këtë punishte të zakonshme në dukje, tregohen histori të jashtëzakonshme frymëzuese. Ergyle Gjyrgjialo është nusja e familjes që vendosi të vazhdojë traditën mbi 100-vjeçare të babait dhe gjyshit të bashkëshortit.

Plisi, njihet në popull edhe me emra të tjerë: si qeleshe, kësulë, qylah apo qylaf.

Sipas dokumenteve, arkivave që ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Po ashtu Akili, Hektori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë.

Sa i përket fjalës plis, mendohet që rrjedh nga gjuha e vjetër greke “Pilos”, që d.m.th., kapelë e zbrazët (boshe). Në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” (Tiranë 2006) fjala plis e ka kuptimin cohë jo e endur, por që bëhet me lesh të shkelur (ngjeshur) mirë dhe të larë disa herë me sapun. Në gjuhën latine fjala plis (pileus, i, m. pile) kësulë, plisi: simbol lirie.

Edhe për shqiptarët e kahershëm, përdorimi i plisit ka qenë rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull presh moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë.

Punimi i Plisit i është besuar gjithmonë duarve të burrave.  Kështu ka ndodhur edhe në familjen Gjyrgjialo në Prizren. Falë Ergyles kjo zeje jo vetëm nuk u zhduk por ajo arriti të bëhet e para grua që mori përsipër ta trashëgojë. Në atë kohë të gjithë e panë me dyshim dhe mosbesim tregon zonja e plisave.

Në aktivitete kombëtare dhe veçanërisht ndërkombëtare, plisi është shndrruar në identifikim të kulturës shqipfolëse. E vëme re në dhuratat simbolike që u kanë bërë qeveritë shqiptare njerëzve të rëndësishëm në fusha të ndryshme. Po veçanërisht në atmosferat kremtuese të diasporës dhe arbëreshëve.

Megjithatë Ergyle kërkon që të vlerësohet më shumë ajo çka mbetur ende nga tradita e hershme për të cilën ajo sugjeron që plisi të ketë ditën e tij në kalendarin e festave zyrtare.

Sipas familjes Gjyrgjialo, më shumë është pasion punimi i plisit pasi të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.Si kudo, prodhimet artizanale duhet të përballen me tregun fals.

Ky fakt nuk e ka stepur familjen nga Prizreni, përkundrazi kanë investuar më shumë që mos cënohen nga konkurrenca e pandershme.

Por artizania nuk na tregoi gjithçka në realizimin e një plisi. Sekreti i përsosmërisë së zanatçinjve të vjetër të kësaj familje fshihet tek një makineri që ne mundëm t’i marrim vetëm disa pamje të shpejta. E ngjashme me të por më e vogël në përmasa, ndodhet në muzeun e Krujës dhe daton prej kohës së Skënderbeut.

Në një kënd të repartit, ndodhet edhe një gramafon i vjetër dhe jo pak disqe me muzikë të artë të viteve ‘70-’80. Naxhiu i shpluros herë pas here sepse sipas tij, shija e mirë e muzikës rock nuk pyet për vitet që ikin.

Sot të dy i janë përkushtuar plisit apo qeleshes shqiptare. Mund të qëndrojnë edhe 16 orë mbi makineri, si dikur kur e nisën së bashku. Pasionin e dikurshëm e kanë edhe sot udhërrëfyes të jetës së tyre.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?