Politikë

SPECIALE/ PS dhe premtimi për Shqipërinë Europiane! Nga rinergjizimi, arrestimi i Veliajt te turi me diasporën, si erdhën socialistët drejt fushatës për garën e 11 majit

12 Prill, 11:36| Përditesimi: 12 Prill, 17:28

  • Share

Edi Rama kërkon mandatin e katërt qeverisës në këto zgjedhje me një motiv që shumë pak do ta mendonin se do të përdorej ndonjëherë si retorikë politike e aq më pak elektorale. Kërkon votën duke premtuar përgatitjen e vendit për anëtarësimn në Bashkimin Evropian, brenda vitit 2030

Kryetari socialist vuri në lëvizje partinë, që pas përfundimit të sezonit veror 2024, ndërsa më herët partia kishte kaluar në një proces të brendshëm zgjedhjesh dhe rienergjizimi me qëllim fuqizimin për vitin zgjedhor.

Në të njejtën mbledhje të Asamblesë e Partisë Socialiste, ai njoftoi ekipin që do të do të marrë përsipër fushatën, me 15 drejtuesit politikë të qarqeve, ku nuk munguan surprizat, me përfshirjen e emrave të rinj dhe spostimin e disa të vjetërve.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte Tirana. Veliajt që deri në atë moment kishte patur kontrollin e plotë dhe të strukturave të partisë, u la paksa në hije, ndërsa iu bashkangjitën Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

E gjitha u pa si një ftohje e qartë mes të dyve. Për disa muaj rresht figura e Veliajt, ndryshe nga më parë, do të mungonte në takimet partiake. Por nga fundi i vitit ai do të rishfaqet përkrah kryeministrit

Arrestimi i Erion Veliajt në 10 shkurt, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve i ndryshoi jo pak dinamikat në Partinë Socialiste. Tirana prodhon numrin më të lartë të vendeve në parlament. Prandaj Rama u gjend përballë një situate të papritur që e detyroi të marrë vetë çdo gjë në kontroll, pa humbur kohë.

Unë kryetar bashkie kam qënë, ndoshta jo aq i zoti sa kryetari juaj…edhe për mua është e qartë që do të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës.

Kjo deklaratë kryeminsitrit Rama, vetëm 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, u pasua me takime të shpeshta në bashkinë e Tiranës, me nënkryetarët e stafin drejtues të bashkisë. Ndërsa në 12 mars, Rama zbuloi dhe se listën e kandidatëve për deputetë do ta kryesonte pikërisht ai.

Paralelisht me takimet dhe organizimet e brendshme, socialistët i dhanë prioritet votës së emigrantëve të cilët për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të kishin mundësinë të votonin në zgjedhjet parlametare të vendit të tyre.

Turin me diasporën Edi Rama i nisi qysh në maj të 2024-ës, fillimisht në Greqi e më pas në Itali, por takimet të mirëfillta elektorale për të kërkuar mbështetje në diasporë për të e Partinë Socialiste morën udhë në nëntor të 2024-ën me shqiptarët e Selanikut dhe të Londrës, për të vijuar më pas në Kretë, Athinë e Milano

“Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë, e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE”, tha Rama nga Selaniku.

“Më 11 maj të votojmë të gjithë së bashku aty ku ndodhet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendine duhur që atë pasaportën që mund tju duhet edhe 10-15 vjet ta merrni nga shteti grek, ta merri nga shteti shqiptar”, tha Rama nga Kreta.

“Kam besim që nga Greqia do të na vijë një mbështetje shumë e madhe. Do ju lutesha ta ndiqnit procesin me shumë vëmendje. Mos e lini për orën e fundit të shënoni te kutia 5 një shenjë që jeni për BE dhe ta çoni e ta hidhni në postë, që kur ti dorëzoni pasaportën euro fëmijëve”, tha Rama nga Athina.

Listat e kandidatëve për deputet ishin një tjetër moment i rëndësishëm për socialistët. Piketat për hartimin e tyre Edi Rama i vendosi që në shtator të 2024-ës, kur paralajmëroi xhaketat e vjetra të PS-së se këtë herë nuk do të kishin mbrojtjen poltike të partisë, por do të duhet të luftonin në listë të hapur për vendin e tyre në parlament.

Ajo çka u vu re ishte se Rama la në pozita të sigurta vetëm 16 deputetë të kësaj legjislature, ose 21% të grupit parlametar në listë të mbyllur, 34 prej tyre janë në listë të hapur, dhe 24 deputetëve aktualë Rama nuk ua dha më shancin e rikandidimit.

Partia Socialiste bëhet kështu e para parti në 34 vite demorkaci që ka arritur t’i rezistojë sfidave të pushtetit për 3 mandate rresht e në kërkim të mandatit të katërt për integrimin në BE.

Madje në këto zgjedhje Edi Rama ka thyer traditën zgjedhore vetëm për shkak të simbolikës. 

Fushatën e elektorale nuk do ta çelë më 11 prill siç përcakton Kodi Zgjedhor, por 1 ditë më pas në datë 12, në orën 12 të mesditës këtu në sheshin Skënderbej, numër që përkon me 12 yjet e vendosur në flamurin e BE-së.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?