Kultura
Speciale

Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe

25 Janar, 15:58| Përditesimi: 25 Janar, 16:32

  • Share

28 janarin e 2024, Ismail Kadare nuk do ta festonte mes miqsh, megjithatë urimet nuk munguan për 88-vjetorin e lindjes së tij.

Gjashtë muaj më vonë, më 1 korrik, ai do të shtegtonte nga kjo jetë.

Megjithatë, lamtumira është thuajse e pamundur të artikulohet për një njeri si Kadare, përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në shtëpinë ku ai ka jetuar dikur, sot gjejmë dorëshkrimet e kryeveprave që kanë kaluar ndër vite kufijtë e lexuesve.

E shndërruar në muze, apartamenti ruan gjendjen e tij origjinale me mobiliet, librat dhe objektet personale të Kadaresë; ruan bibliotekën dhe arkivat.

Biblioteka personale e Kadaresë, përmban një koleksion librash, qe pasqyrojnë interesat dhe ndikimet intelektuale të tij; ruan atmosferën krijuese, si tryeza e punës etj.

Ndërsa ekspozita letrare transmeton te vizitorët e kategorive të ndryshme materialet origjinale: letra, dorëshkrime  dhe dokumente të tjera që ofrojnë një vështrim të detajuar mbi procesin krijues dhe jetën e Kadaresë.

Në këtë shtëpi-studio ka shumë për të zbuluar dhe ajo tashmë është një pikë referimi për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke i ftuar vizitorët të eksplorojnë ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?