Speciale/ Shpëtimi i hebrenjve, leksioni që Shqipëria i dha botës! Historiani Muhaj: Rrezikuan veten për të mos i dorëzuar te gjermanët

28 Janar 2023, 08:17| Përditesimi: 28 Janar 2023, 08:30

  • Share

Një arkivë e dokumentuar në një marrëdhënie humanizmi të ndërtuar në shekuj, mes dy popujve, me dokumente të ndryshme të shkruara dhe të pashkruara  që datojnë prej antikitet me praninë e Sinagogës së parë në Sarandë në shek.VI-të Mbas.Krishtit, kur kanë filluar të hidhen dhe rrënjët e para të marrëdhënieve të shqiptarëve me komunitetin hebraik, për të ardhur deri në periudhën e Perandorisë Osmane, në Mesjetë. 

Në kronologjinë e ngjarjeve historike një etape tjetër jo më pak e rëndësishme e ndërtimit të kontakteve dhe marrëdhënieve më komunitetin hebraik është ajo e shekullit të XX-të. Në periudhën e Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe më tej në vitet ‘20 të periudhës së Mbretit Zog prania e popullit hebre fillon të konsolidohet në viset shqiptare, për të kulmuar në vitet ‘40 ku Shqipëria ashtu si shumë vende të Europës Juglindore u shndërrua në një oaz shprese për hebrenjtë, të cilët u strehuan nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historiani Ardian Muhaj dhe arkivisti Sokol Çunga sjellin fakte dhe dëshmi se si kur e gjithë bota heshti, shqiptarët rrezikuan veten për të mos dorëzuar asnjë hebre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?