Shqipëria është kthyer në një destinacion tërheqës për nomadët digjitalë. Ata e kanë renditur vendin tonë në listën e vendeve që duhen vizituar. Janë me kombësi të ndryshme, udhëtojnë me çanta shpine, me kampera, me mjete vetjake transporti. Qëndrojnë nga 3 ditë deri në dy javë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në ditarin e udhëtimeve shënojnë gjithçka: shpenzimet e udhëtimit, ngrënies e fjetjes, çfarë vlen për t’u vizituar, mbresat e tyre për secilin vend ku shkojnë. Në videot e publikuara në Youtube pasqyrojnë realitetin me sytë e turistit të huaj që vjen për herë të parë.
Report Tv ka përzgjedhur disa prej nomadëve digjitalë të huaj që i kanë rënë rreth e qark vendit tonë nga jugu në veri, duke e përshkruar Shqipërinë turistike me sytë e tyre.