Kultura
Speciale

SPECIALE/ Thesaret e Bibliotekës Kombëtare në pritje të një ‘shtëpie’ të denjë! Ruajtja e tyre, sfidë e vjetër deri në ndërtimin e godinës së re (VIDEO)

19 Korrik, 08:03| Përditesimi: 19 Korrik, 09:01

  • Share

Nuk ka ende një datë se kur do të jetë gati godina e re e Bibliotekës Kombëtare që ka nisur të ndërtohet në zonën e Liqenit Artificial. Prandaj edhe drejtuesit e këtij institucioni e kanë ende të hapur sfidën e kahershme të ruajtjes së librave nga vjedhjet, lagështira dhe rreziku i zjarrit.

Në një intervistë për Report TV, drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha tregon se çfarë parashikon ngritja e një “shtëpie” të denjë  për dhjetëra mijëra vepra si dhe një koleksioni të jashtëzakonshëm hartash origjinale që datojnë thellë në kohë, por jo vetëm.

“Lajmi i mirë është që dhe kjo bibliotekë aktuale do të mbetet. Biblioteka tjetër do të ketë gjithë funksionet e tjera të bibliotekës kombëtare. Kjo do të ketë funksionet e një muzeu, duke mbajtur dhe disa sektorë të tjerë që mund të jenë pak. Duke qenë në qendër do të ketë salla ekspozimi të përhershme.”, - shpjegon Misha. 

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, sipas Piro Mishës është një nga më të pasurat e Ballkanit Perëndimor sa i takon trashëgimisë greko-romake, bizantine, veneciane apo të Rilindjes Evropiane.

Sa i përket ruajtjes së vlerave të rralla në Bibliotekë është propozuar krijimi i një hapësire të veçantë, të pajisur me të gjitha kushtet moderne, gjë për të cilën është dhënë fondi dhe ka filluar puna, që pritet të mbarojë vitin e ardhshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?