Muzika i bashkon gjithmonë njerëzit, pavarësisht ku jetojnë apo çfarë gjuhe flasin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit në Shqipëri, organizuar nga “Albanian Jazz Society” (Shoqata Shqiptare e Xhazit),ku pjesëmarrës janë artistë nga e gjithë bota. I konceptuar si një Festival që sjell këtë zhanër muzike në Tiranë por edhe çon Jazz-in shqiptar në botë, tashmë i kthyer në traditë, festivali synon gjithashtu mbështetjen dhe nxitjen e krijmtarisë jazz nga artistë shqiptarë.
Dikur “mollë e ndaluar”, sot xhazi ka një degë studimi në Universitetin e Arteve dhe kërkesat për të janë në rritje.
Arsyeja është jo vetëm dëshira për të luajtur muzikën, ndër më të dëgjuarat e të gjitha kohërave, por sepse është edhe një mundësi e mirë për të rinjtë që të bëhen menjëherë pjesë e tregut të gjerë muzikor.
Xhazi është një lloj muzike shumë intelektuale, e cila shquhet për një teknikë të veçantë, improvizime dhe fantazi. Kjo e bën që të ndërthuret me shumë rryma të tjera të muzikës duke e shndrruar në muzikë gjithëpërfshirëse.
Pedagogët e Universitetit të Arteve, njëherësh edhe anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Xhazit tregojnë rrugëtimin e kësaj muzike në Shqipëri dhe arsyet përse të rinjtë po e ndjejnë veten më të sigurt dhe të plotësuar në studimin e kësaj dege të re të muzikës.
Komente
