Speciale/Epoka Dixhitale në TUMO Center, mijëra të rinj mësojnë gjuhën e kodimit (VIDEO)

19 Janar 2021, 17:59| Përditesimi: 19 Janar 2021, 18:55

  • Share

Tashmë për të rinjtë të grupmoshave 12-deri në 18 vjeç është inkubatori më i ri i teknologjisë TUMO center, këtu në Air Albania. Këta fëmijë do të vijnë për të praktikuar pasionet e tyre, qëllimet dhe dëshirat në 8 disiplina, ku praktikisht ata do të regjistrohen në 4 disiplina. Për më tepër, për të në shuar kuriozitetin do të ndjekim intervistën me menaxheren e Tumo center Shqipe Berisha.

“Tumo ka nisur në Jerevan para disa vitesh si një qendër teknologjike për fëmijët dhe të rinjtë. Suksesi i saj u dëgjua në mbarë botën dhe së fundmi janë hapur disa qendra të tilla në Berlin, në Paris para dy vitesh, në Moskë dhe lista do vazhdojë në SHBA, Japoni etj. Këtu fëmijët vijnë për të mësuar disiplina të ndryshme, kanë një program të dedikuar ku kanë pjesën e mësimit individual. Kanë ëorkshop-e, të cilat i organizojnë me ekspertë të fushës ku provojnë në praktikë ato dije që kanë marrë gjatë mësimit individual dhe njëherë në dy tre muaj kanë laborator të cilat organizohen me specialist edhe ndërkombëtar të fushave përkatëse ku punohet për një project të caktuar”, tha Shqipe Berisha.

Jurgen Tafaj, 17-vjeç prej 2 muajsh është pjesë e Tumos. Ai ka kërkuar të mësojë  3D, game development, animation dhe graphic desing.

“Unë kam zgjedhur disiplinën e 3D, e cila ajo është që po ndjek për momentin. Disiplinat e tjera që unë kam zgjedhur, që jam interesuar është dhe game development, animation dhe graphic design. Unë i zgjodha këto që t’i vazhdoj në Tumo sepse më duket një mundësi shumë e mirë për të ardhmen dhe është një nga vendet që ka teknologjinë e fundit”, shprehet Jurgen Tafaj.

“ Kriteret janë nga mosha 12 deri në 18 vjeç, ky është kriteri i vetëm dhe një pagesë prej 5 mijë lekë në muaj. Afati i kursit për çdo disiplinë, për të mbyllur një nivel discipline është rreth 1 muaj, 1 muaj e gjysmë”, tha  Shqipe Berisha.

13-vjeçarja Morela Baushi u bë pjesë e shtëpisë creative për të ushqyer pasionet e saj. 

“Grapgic design, 3D, programim dhe robotika dhe i ka zgjedhur për shkak se design dhe 3D janë një pasion i im dhe programimi dhe robotika për një eksperiencë tjetër”, shprehet Morela Baushi .

Si do njihen fëmijët me TUMO-n për të ndjekur disiplinat?

“Pikërisht për këtë qëllim, po e promovojmë TUMO-n nëpërmjet dy seancave falas që çdo student apo nxënës mund të vij të marrë pjesë çdo të martë dhe të premte nga ora 3:30 deri në 5:30. Ne vazhdimisht e komunikojmë këto seanca falas ku ato vijnë dhe njihen me eksperiencën e mësimit në TUMO, me ambientin, me trajnerët dhe janë shumë të rëndësishme për të marrë një shije të asaj që ndodh këtu te ne”, tha Shqipe Berisha.

Në këtë shtëpi kreative, fëmijët do të ndjekin disiplina të ndryshme. Por nëse një i ri do të regjistrohet në Tumo, si do të funksionojë procesi i ndjekjes së disiplinave.

“Ne ofrojmë të 8 disiplinat dhe procesi apo mësimi në TUMO funksionon në mënyrë të tillë që student vjen, regjistrohet bën një seancë orientimi pra njihet me disiplinat në mënyrën e studimit etj. dhe muajin e parë fillon dhe bën aktivitete nga të 8 disiplinat. Pra, gjatë mësimit individual ai ka një interface të vetin dhe me ritmin e tij bën aktivitete nga këto të 8 disiplinat. Pas një muaji ku ai ka parë tashmë kush e tërheq më shumë, ca i intereson, kush i pëlqen më shumë çfarë i nevojitet për të ardhmen, ai zgjedh 4 nga këto disiplina”, tha menaxherja e Tumo Center.

Përpos orëve në grup, fëmijët me ndihmën e një laptopi, ndjekin orët individuale. Aktualisht, Robert Doçi është duke mësuar programimin.

“Jam duke vazhduar kursin e programimit për të shkuar në pjesën tjetër. Se janë me pjesë të ndryshme. Gjithsej 4 pjesë dhe unë jam në fazën e dytë që të shkoj në pjesën e tretë”, tha Robert Doçi.

Tumo Centër është një risi në kryeqytet dhe jo vetëm. Bruno Ferra tregon për Report Tv krijimin e klubeve përtej teknologjisë. Por si do të realizohen ato?

“Duke ardhur dhe duke u bërë anëtar në TUMO fëmijët tanë kanë mundësi të bashkohen dhe në klube. Këto janë klube jashtë kurikulare që ato të njihen me njëri-tjetrin siç ju e ptë gjatë gjtihë kësaj kohe këtu, fëmijët janë duke punuar në mënyrë individuale me sistemin dhe nuk kanë kohë që të merren me njëri-tjetrin të takohen, të njihen. Kurse të klubet ata do kenë mundësi që të njihen. Të jetë më atrakive, të zbulojnë talente më shumë dhe do kemi klube të tipit të muzikës së instrumenteve, do kemi klubin e filmit në të cilën do shohin një film”, tha Bruno Ferra.

Tumo centër erdhi si bashkëpunim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe Bashkisë Tiranë. Të rinjtë, në vijim do të kenë mundësinë të frekuentojnë mjediset e transformuar të Piramidës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?