Speciale/Teatri i Kukullave 70 vjeç. Artistët rrëfejnë kujtimet përballë spektatorëve të çiltër

7 Dhjetor 2020, 16:58| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 17:35

  • Share

Teatri Kombëtar i Kukullave bën 70 vjeç. 6-dhjetorin e vitit 1950, atë plejadë aktorësh, skenografësh, kostumografësh dhe regjisorësh, që kanë bërë emrin e këtij institucioni në godinën e ndërtuar në vitin 1925,  që  fillimisht ka ekzistuar si selia e parë e parlamentit shqiptar edhe sot si Teatër Kukullash, e kujtojnë në këtë periudhë të vështirë pandemie artistët që çdo ditë vazhdojnë t’u japin jetë kukullave, për të edukuar spektatorët më çiltër, fëmijët.

“Më vjen keq, që kjo sallë dhe këto karrige janë bosh, sepse teatri do të gumëzhinte nga duartrokitjet. Megjithatë në këtë periudhë, është bukur të festosh. Kur nis punë në Teatrin e Kukullave nuk e ke idenë për punën që duhet të bësh, duhet që diçkaje amorfe t’i japësh jetë. Unë jam përpjekur që nga artistët e vjetër ‘të vjedh’ mjeshtërinë e kukullës. Sot jam shumë e lumtur, jo vetëm se kam pas një karrierë shumë të bukur, por sepse është një profil që të mbush shpirtin”, rrëfen aktorja Shegushe Bebeti.

“Kam shumë emocione, sepse unë jam rritur këtu që nga viti 1974, Ata që unë gjeta kanë qenë aktorë të vërtetë. Dikur shkonim nëpër turne, por kjo gjë që sot nuk ndodh më.  Megjithatë, jam e lumtur se kudo më thonë, ‘teta e Teatrit të Kukullave’”, shprehet aktorja Florinda Mazreku.

Portretet e pionerëve-artistë, si Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Lorenc Pepa,Mirketa Çobani, Zef Kurti, Eva Pëllumbi, Melpomeni Çobani, Bakie Baboci, Shegushe Babeti, që kanë interpretuar Pinokun, Borbardhën, Ujkun, Trimin, Gjergj Elezë Alinë, Kokashtën, Bardhoshen, Zanën do të jenë pjesë e kujtimeve më të ëmbla, të fëmijëve që kanë duartrokitur artin që është bërë në këtë institucion.

“Çdo art duhet të ketë prioritet edukimin. Ky institucion këtë e ka bërë më së miri. Unë kam 51 vjet, si amator edhe si profesionist, dikur mendoja se do të ishte e thjeshtë. Edha me këtë mendim, por e kam ndjerë veten më keq se kushdo, sepse është shumë vështirë, jo vetëm nga ana fizike, por edhe për të depërtuar tek fëmijët”, shprehet Kliti Roshi.

Ndërsa, vet dëshira e artistëve është që kjo traditë të ruhet dhe që nesër të jetë në të njëjtin nivel artistik me teatrot ndërkombëtarë të kukullave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/12/2020 03:04

    Eshte ironike qe ndertesa e kuvendit te pare, teatrit te politikes ,u kthye ne teater kukullash.Megjithate, kam shume respekte per T.K.na ka dhene shume kenaqesi kur kemi qene te vegjel Mezi prisnim te vinte mengjesi I se Dieles,te shikonim shfajet e tyre ne T.V.Ju falenderoj per punen tuaj dhe momentet e bukura qe na keni dhuruar.

    Përgjigju
  • Opinione: 07/12/2020 17:19

    Teatri do kthyer në Muze..e duhet një Teatër i ri kukullash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?