Limfoma është një kancer i sistemit limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti” mjeku popullor Ylli Merja tregoi më tepër për kurat bimore që ndihmojnë në kurimin e limfomave.
Ekzistojnë shumë lloje të limfomës, por më kryesoret sipas mjekut popullor janë Limfomat Hodgkin dhe jo Hodgkin.
- Limfomat Hodgkin me sklerozë nodulare: Janë të përhapura në 60-70% të rasteve, prekin qafën dhe gjoksin
- Limfonodulat me celularitet të përzier: Të përhapura 15-30%, prekin moshat mbi 50 vjeç, lokalizohen në duar dhe trup
- Limfonodula klasike: Prek 5% të rasteve, prek më shumë se 1 gjendje limfatike
- Limfonodula Hodgkin e varfëruar, prek palcën e kockave
- Limfonodula Hodgkin mbizotëruese, ngjajnë si kokoshka dhe prek qafën dhe sqetullat
Arsyeja përse këto gjëndra shfaqen në organizëm mund të jenë të shumta, disa prej tyre ende nuk dihen. Por specialisti I bimëve Ylli Merja, listoi disa prej tyre:
Infeksionet në lëkurë ose kruarjet në lëkurë,infeksionet në vesh, në gojë dhe fyt. Po ashtu infeksionet virusale ose bakteriale si dhe infeksionet nga toksoplazmoza, mykozat, malaria.
Cilat janë simptomat që japin këto gjëndra në trup? Ndër kryesoret, ai renditi, rritjen e gjendrave limfatike nën lëkure, djersitje e shtuar natën ose ditën, rënie e pashpjegueshme në peshë, kruarje të forta të trupit si dhe mpirje të dorës e qafës.
Por a ekzistojnë trajtime të cilat mund të ndihmojnë në kurimin e tyre? Sipas mjekut popullor Ylli Merja, bimët dhe çajrat e ndryshëm janë një ndihmë e madhe në kurimin e tyre. Ndër to ai përmendi trajtimin imunoterapik, i cili përfshin këto bimë medicinale:
- Fruta Pylli: Përmbajnë acide organike, ndalojnë qelizat tumorale të ushqehen në gjak
- Molla: Përmban Kuercetun dhe mbron ADN-në e qelizave
- Boronica: Përmban acidin benzoik, pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene
- Çaji i gjelbër: Përmban katekine, substancë që pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene
- Bari i shpretkës: Përmirëson funksionin e shpretkës
- Perimet si karrota, domatja, speci, brokoli