Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Lidhur me këtë vendim, avokati Tom Gashi në një lidhje skype ditën e sotme për emision ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut.
Sipas tij, për persona të tjerë që kanë qenë në të njëtën situatë si Thaçi, Gjykata Speciale ka vepruar ndryshe.
‘Thaçi bëri 4 kërkesa në gjykatën speciale që të lejohej që të vinte të takonte të atin e tij kur ishte i sëmurë në spital dhe vetëm pas kërkesës së 4 që ai bëri iu pranua që ta vizitojë. Po kjo është shkelje e drejtave të njeriut që nuk i lejon atij që të ishte sot i pranishëm në varrimin e babait të tij. Në situata të tilla specialja ka vepruar ndryshe për ish- Jugosllavinë kur ka pasur situata të njëjta tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë i ka lejuar që të vijnë dhe në raste të varrimeve apo situata të tjera, tha ai.
Avokati tha se Kosova nuk mund të ndikojë ne vendimet e speciales. Sipas tij, gjykata s’i merr parasysh deklaratat që bëjnë zyrtarët shqiptarë.
‘Kosova nuk mund të ndikojë ne vendimet e speciales sepse do dukej sikur po tentonte që të ndërhynte në punën e saj. Di që ministrja Haxhiu do i shkruajë kryetares së gjykatës, por e di se ata si marrim fare seriozisht se ca deklarojnë zyrtarët e shtetit të Kosovës dhe asaj Shqipërisë. Thaçi ka edhe një aktakuzë të dytë për tentim të ndikimit në dëshmitar dhe që e bënë më të vështirë mbrojtjen e tij. Besoj se aktakuza e dytë për tentim në ndikimin në dëshmitar ia ka ndërlikuar ardhjen në varrimin e babait të tij’, tha ai.
Ai tha se rasti i Thaçit që nuk u lejua që të marr pjesë në varrimin e babait të tij, nuk është rasti i vetëm.
‘Gjykata speciale ka vendosur edhe për Nasim Haradinaj dhe Nasimi ka qëndruar mbi 3 vite në Hagë dhe ai s’u lejua që të vijë në Kosovë për vdekjen e vëllait të tij, dhe ka pasur edhe raste të tjera. Por, zotit Veselit i është lejuar kur kanë humbur anëtarët e familjes së tyre që të vijnë. Mbetet të presim si do ta arsyetojë këtë shkelje drastike gjykata’, tha ai.
Komente

Kjo gjykatë e ndyrë është mbushur me fundrina,Zoti i dënoftë dhe të jeni të sigurt që shumë shpejt do ti dënoi....
Përgjigju