Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim.
Ai u shpall fajtor për këto pika të aktakuzës: pika 1. ndalim arbitrar, pika 3.torturë, pika 4 vrasje e paligjshme, duke u dënuar 6 vjet për ndalim arbtirar, 16 vjet për torture dhe 18 për vrasje te paligjshme, e ku përfshihet edhe koha e paraburgimit.
Shala ka propvuar të flas, por nuk është lejuar nga trupi gjykues.
“Trupi gjykues konstaton se është përmbushur secili prej elementit përbërës të ndalimit arbitrar si krim lufte, pika 1, torturës- pika 3 dhe vrasjes së paligjshme-pika 4. Sa i përket trajtimit mizor si krim lufte-pika 2, trupi gjykues vë në dukje se faktet bazë të akuzës së trajtimit mizor janë identike me faktet bazë të akuzës së torturës, ka thënë kryetarja e trupit gjykues”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që dënimi të jetë prej 28 vitesh burgim.
Në këtë proces gjyqësor, ZPS-ja thirri 10 dëshmitarë për të dhënë dëshmi, ndërsa Mbrojtësi i Viktimave thirri dy dëshmitarë, dhe Mbrojtja 10 dëshmitarë.
Procesi gjyqësor kundër Shalës nisi më 21 shkurt 2023. Shala është deklaruar i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës - ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Sipas aktakuzës, Pjetër Shala dhe disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së në mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 “morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë”.
Shala ishte arrestuar në mars 2021 në Belgjikë dhe ishte transferuar në paraburgim në Hagë, në prill të atij viti./ Kosova Press
Pyetni gjykaten e Hages ku ndryshon vrasja e ligjshme me ate te paligjshmen???
PërgjigjuTe lutem pyetni gjykaten e Hages ku ndryshon vrasja e ligjshme me ate te paligjshmen???
Përgjigju