Spektakël dritash dhe fishekzjarre, festimet e para për 2022 në botë! Mbërrin Viti i ri 2022 në Zelandën e re, Australi, e Tajlandë! Omicron anulon shumë festime (VIDEO)

31 Dhjetor 2021, 12:04| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 18:23

  • Share

TIRANË- Një vit tjetër kur akrepat e orës shënojë 00.00 është duke trokitur kudo në botë. Vendi i parë që ka pritur Vitin e ri 2022 është Zelanda e re me një spektakël të jashtëzakonshëm dritash dhe fishekzjarresh duke nisur festimet në Okland.

Ura e Portit të Auckland, Sky Tower dhe Muzeu Përkujtimor i Luftës në Auckland u ndezën me një shfaqje të plotë me dritë të planifikuar për mesnatë. 

Me qeverinë që ka liruar masat kundër koronavirusit për këtë ditë, edhe Australia mirëpriti Vitin 2022 me shfaqjen e dritave të fishekzjarre ku festa nuk ka munguar edhe pse autoritetet shëndetësore në vend raportuan 32 mijë raste të reja me COVID-19. Në Tajlandë, njerëzit festuan me një shfaqje të madhe fishekzjarre në kryeqytetin Bangkok. 

Vendi i fundit që do të hyjë në vitin e ri 2022  do të jetë Ishulli Baker, në jug të Havait ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga mbërritja e Vitit të ri dhe në vendin tonë ku në kryeqytet do të ketë një koncert me këngëtarët Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj

Ashtu si në shumë vende të botës dhe në Evropë, koncertet tradicionale dhe shumë festime të Vitit të Ri janë anuluar në botë, siç është shfaqja e famshme e fishekzjarreve buzë lumit në Londër, e cila është anuluar për të dytin vit radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?