Spektakël e garë hipizmi, çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit

21 Maj 2022, 16:10| Përditesimi: 21 Maj 2022, 16:19

  • Share

Gara e hipizimit çeli edhe këtë vit sezonin e ri turistik 2022 në plazhin bregdetar të Darëzezës, në Fier me një demonstrim unik kuajsh.

Për herë të parë, bregdeti i Fierit u shndërrua në pistën e një gare me kalorës shqiptarë, ku morën pjesë qindra vizitorë dhe kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Darzezë të Fierit ishte kryeministri, Edi Rama, i cili për pak kohë ndoqi garën me kuaj e me pengesa ndërsa

Shoqëruar nga Kryebashkiaku Armando Subashi, kryeministri inspektoi dhe përfundimin e punimeve të Urës së Darzezës e cila tha se do të jetë gati brenda 4 muajve. 

Garat me kuaj zhvillohen prej 3 vitesh në plazhi e Darzezës, e cila çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/05/2022 00:26

    Ka ardhur koha qe Shqiperia te kete nje hipodrom te vertete,shqiptaret e pelqejne hipizmin.Edhe per kete te fundit ka ardhur koha te kaloje nga amator ne profesional.Eshte nje sport qe gjeneron shume te ardhura dhe nuk mund te vazhdohet me me shfaqje te ketij niveli te denja per nje feste fshati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?