Milan e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Seria A, pasi ‘djalli’ i Stefano Piolit që ka bërë shumë ndërhyrje në merkato, ka fituar 0-2 në Bologna. Ndeshja në ‘Dall’ara’ nisi vrullshëm për vendasit që goditën transversën, ndërsa pa kaluar shumë Oliver Giroud zhbllokoi rezultatin. Francezi shfrytëzoi siç duhet kombinimin Pulisic-Rijenders, dy futbollistë të ardhur në merkaton e verës.
Gjithsesi amerikani nuk do e linte me kaq. Në minutën e 21 Pulisic realizoi një supergol nga jashtë zone, duke dyfishuar rezultatin dhe në të njëjtën kohë duke vulosur shifrat përfundimtare të sfidës. Në vijim Milan vetëm sa administroi lojën, ndërsa iu bashkua Napolit, Interit, Juventusit dhe Atalanta-s që e nisën me fitore sezonin e ri.
Për t’u theksuar edhe paraqitje mjaft pozitive e blerjeve në merkato mes të cilëve edhe Loftus-Cheek apo Chukweze.