Rrahmani kundër Bellingham

Spektakël me gjashtë gola, Real Madrid mund 4-2 Napolin në 'Bernabeu' (VIDEO)

29 Nëntor 2023, 23:02| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 23:05

  • Share


Real Madridi fitoi 4-2 me Napolin në grupin C të Champions League. Për javën e pestë, "Galaktikët" nuk kursyen italianët edhe pse pësuan gol që pas nëntë minutave lojë me Simeone. Ndërkohë Reali shënoi me Rodrygo dhe Bellingham për të përmbysur ndeshjen që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte Anguissa që barazoi për 2-2. Fundi i lojës solli dy gola për Realin, me Nicolo Paz që shënoi në të 84 minutë. Në fund ishte Joselu në të 90+4 që shënoi për rezultatin final 4-2. Ndërkohë Napoli nuk e ka siguruar ende matematikisht kalimin në 1/8, teksa luan ndeshje e fundit kundër Bragës në Itali.

 

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?