Spektakël dhe shumë raste, por pa fitues mes Laçit dhe Kukësit. Barazim pa gola në përballjen e gjashtë sezonale mes këtyre dy skuadrave. Një takim që dhuroi shumë emocione, me të dyja ekipet që dhuruan një 90-minutësh spektakolar dhe mjaft të bukur.
Raste për të dyja skuadrat, por për fatin e keq asnjëra nuk mundi që ta gjente rrugën e rrjetës. Verilindorët kanë pretenduan dhe për një 11-metërsh, por gjithçka u konsiderua e rregullt nga ana e kryesorit Kridens Meta. Pas kësaj pike Kukësi vijon të mbajë vendin e 2-të, tashmë 8 pikë para Luftëtarit dhe me 10 pikë më shumë se Partizani, që ka një ndeshje më pak.
Laçi – Kukësi 0-0
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Lulaj 71′), Jonuzi, Kallaku, Uzuni, Nika (Xhixha 83′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.
Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Alla, Hoxha, Imami, Idrizi, Musolli, Dzaria (Peposhi 78′), Shkodra (Joti 70′), Kale (Ebipi 66′), Guri. Trajner: Peter Pakult.
Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, D. Myftari, K. Shahini.
Kartonë të verdhë: Sefgjini 66′, Fangaj 68′ /Kale 23′, Musolli 62′, Imami 79′, Zhderiç 90+2’