Golden State - Sacramento

Spektakël në NBA, Warriors barazojnë Kings! Minnesota fiton me Denver

24 Prill 2023, 14:15| Përditesimi: 24 Prill 2023, 14:16

  • Share

Ka përfunduar sfida e katërt mes Golden State Warriors dhe Sacramento Kings e zhvilluar në Chase Center të San Franciscos në NBA. Vendasit e Golden State kanë marrë fitoren e dytë, duke barazuar serinë në 2-2, pasi triumfuan para tifozëve të vet me një pikë diferencë 126-125. Ka qenë një sfidë shumë interesante ku deri në sekondën e fundit nuk dihej fituesi dhe Kings e kishin gjuajtjen e fundit, por që dështuan të realizonin me Barnes për të marrë fitoren.

Më i miri për fitoren e Warriors ishte Steph Curry me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 26 pikë, teksa Jordan Poole shtoi 22 të tjera. Te mysafirët më i miri ishte De’Aaron Fox me 38 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitoren e parë në Play Off e ka marrë Minnesota Timberwolves që ka mposhtur Denver Nuggets 114-108 pas shtesës, për të ngushtuar rezultatin në 1-3. Anthony Edwards ka qenë më i miri për fitoren e Timberwolves me 34 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?