Sociale

Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali

14 Janar, 17:46| Përditesimi: 14 Janar, 17:56

  • Share

Ilirjan Tasellari nga Pogradeci ka mahnitur të hënën qytetarët me performancen e tij ne liqen, teksa ushtron sportin e serfit fluturues.

Duke sfiduar temperaturat e ulta dhe dallget, Tasellari ka falur nje performance mahnites te sportit ujori cili perfshin 3 elemente; i veles qe eshte larte, i bordit ne uje dhe i individitit i cili ben balancen.

“Shfrytëzova kohën me erë dje. Ishte momenti I duhur", thotë Tasellar.

Ilirjan Tasellari tregon për Report tv se fillimisht serfin e ka mesuar kur ka qenë në Itali më pas kur eshte kthyer në Shqiperi vit pas viti kur moti ka qenë ne favor e ka ushtruar kete sport vetem per pasion.

“Serfi fluturues është kordinim i tre aspekteve ekuilibri i të trejave bën rrëshqitjen në ujë. Unë e kam mësuar në kohën kur kam jetuar në itali, por e kisha në gjak që kur isha fëmijë, dhe ngeli ëndërr dhe ndodhi kur isha në Itali. Lago di garda është i përshtatshëm për këtë lloj sporti dhe aty kam jetuar vetëm për shkak të këtij sporti. Unë e bëj gjithmonë sa herë ka erë, lë çdo punë dhe dal me vrap në liqen. Lë çdo gjë (qesh) për këtë sport”,- rrëfen ai.

Serfisti i vetem i Pogradecit ka shtuar kureshtjen e shume të rinjve dhe femijeve, qe te jane te interesuar per kete sporti ekstrem, i cili mbart dhe rreziqe te shumta.

“Është e vecantë, krijon interes për ata që e shikojnë, më pyesin të rinjtë, fëmijë që më pyesin nga afër, duan të mësojnë. Pajisjet për këtë sport janë të shtrenjta, por të përballueshme dhe janë të ndara sipas intesitetit të erës. Një velë dhe një bord mjafton për këtë sport. Nëse nuk respekton rregullat çdo gjë është e rrezikshme, por nëse zbaton rregullat e motit, intesitetin e erës, rilievin, etc. Këtu janë problem kabujt elektrik se po hasi vela aty dihet dëmi. Por për ata që e kanë pasion duhet të ndjekim mësimet me instruktor”,- theksoi Tasellari.

Që prej vitit 1998 Ilirjan Tasellari zhvillon sportin e serfit fluturues dhe u rekomando te rinjve qe te merren me sa me shume sport, cilidoqoftë ai.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?