Sociale

Spektakël në qiell/ Ndodh eklipsi total Hënor, e njohur si ‘Hëna e Përgjakur’! Fenomeni u pa edhe në Shqipëri! VIDEO me teleskop nga Vlora

7 Shtator, 21:15| Përditesimi: 8 Shtator, 07:11

  • Share

Siç ishte paralajmëruar, mbrëmjen e së dielës qielli ofroi një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, të njohur si “Hëna e Përgjakur”. Fenomeni u pa edhe në Shqipëri.

Pse ndodh ky fenomen?

Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur atë në hijen e saj.

Pse duket e kuqe Hëna?

Kur rrezet e Diellit kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, drita blu shpërndahet, ndërsa ajo e kuqe kalon më lehtë dhe reflektohet në sipërfaqen e Hënës. Kjo është arsyeja pse gjatë një eklipsi total, Hëna merr një ngjyrë të kuqe, portokalli apo kafe, duke i dhënë edhe emrin e saj të njohur “Hëna e Përgjakur”.

K.M/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të pasigurt ndiheni?