Spektakël në qiellin e natës, shatërvanë lave nga vullkani Etna! Mbyllet aeroporti i Katanias

14 Gusht 2023, 14:58| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 15:11

  • Share

Vullkani Etna ofroi pamje spektakolare mbrëmjen e së dielës, teksa ju rikthye aktivitetit me shpërthime të shumta lave. Re tymi dhe hiri u përhapën në zonë, ndërsa autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin e Katanias.

Vullkani 3330 metra i lartë dhuroi një spektakël, teksa lava u ngrit si shatërvan gjatë natës.

Aeroporti i Katanias është aktualisht i mbyllur për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etna.

Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë dhe ndodhet në bregdetin lindorë të Sicilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanijës.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?