Ndeshja Tirana-Teuta

Sport
Top 24

Spektakël pa gola në kryeqytet, Tirana dhe Teuta nuk dinë të shënojnë, ndajnë pikët

24 Gusht 2018, 22:09| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 22:10

  • Share

Ka përfunduar pa gola ndeshja e parë e javës së dytë të kampionatit shqiptar mes Tiranës dhe Teutës. Sfida e zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ nuk ka nxjerrë një fitues, por nuk ka prodhuar as gola. Dy ekipet tentuan në shumë mënyra për të gjetur golin në 90’, por në fund ndanë nga një pikë.

Kështu bardheblutë dështojnë në dy ndeshjet e para të kampionatit jo vetëm për të gjetur fitoren, por edhe për të shënuar, pasi ende nuk e kanë prekur rrjetën. Ndërkohë që as ‘Djemtë e Detit’ nuk kanë shënuar në dy javët e para, por kanë një pikë më shumë se Tirana, pasi barazuan edhe ndeshjen e parë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?