Superdueli i grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeves mes Holandës dhe Gjermanisë ka prodhuar 4 gola por jo fitues. Ndeshja në Amsterdam mes dy kombëtareve që vinin pas fitoreve tenistike u zhbllokua që në minutën e 2, pasi Rijenders gjeti shpejt golin për ‘tulipanët’.
Brenda pjesës së parë ‘panzerat’ arritën të përmbysnin shifrat me protagonist sulmuesin Denis Undav. 28-vjeçari i Sttutgart fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 38, ndërsa në vijim asistoi për Kimmich që përmbysi shifrat në 1-2 para se përfaqësueset ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Në pjesën e dytë goli i Dumfries vulosi rezultatin përfundimtar, teksa Holanda dhe Gjermania ndajnë vendin e parë në grupin e Ligës së kombeve pas 2 ndeshjeve të para me 4 pikë.
Në grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve Anglia mori një tjetër fitore me rezultatin e pastër 2-0 kundër Finlandës. Në Uembley pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vulosi ‘dopita’ e sulmuesit Harry Kane.
Befasi të mëdha erdhën nga kualifikueset e Botërorit në Amerikën e Jugut, teksa fillimisht Argjentina u mposht 2-1 nga Kolumbia. Për kampionët e botës kjo ishte humbja e parë në 13 ndeshjet e fundit, por që nuk komplikon asgjë për kompeticionin e madhe të 2026. Mosquera zhbllokoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë barazoi Nico Gonzales për Argjentinën. Megjithatë James Rodriguez nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit.
Situatë shumë më e ndërlikuar është ajo e Brazilit, që në ndeshjen e tetë kualifikuese mori humbjen e 4. ‘seleçao’ që është shumë larg ditëve të lavdishme u mposht 1-0 nga Paraguaji. Këtë 90 minutësh e vulosi goli i Gomez në minutën e 20, duke e lënë Brazilin në vendin e 5 në grup, me po aq pikë sa Venezuela e vendit të 6. Një pozicion që i rrezikon kualifikimin në Botërorin e 2026. Gjendjen ku është Brazili e tregon edhe fakti që në 14 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet ka fituar vetëm 4.