ITALI- Spektakli i fishekzjarrëve ka sjellë pasojë në Romë. Qindra zogj kanë ngordhur pas fishekzjarrëve që u hodhën natën e Vitit të Ri.
Pamjet janë të frikshme. Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve prej vitesh vë theksin që duhet të ndalohet hedhja e fishekzjarreve në mënyrë të pakontrolluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas tyre, zogjtë të kenë ngordhur nga frika.
Mund të fluturojnë dhe të godasin njëri-tjetrin ose të godasin dritare ose linja elektrike dhe gjithashtu mund të ngordhin nga ndonjë sulm në zemër.
Komento