Një radar i motit në Florida të SHBA-së, arriti të kapte një valë prej qindra pikash të kuqe, portokalli dhe jeshile.
Nga pamjet duket si një stuhi shumëngjyrëshe që vetëm vazhdon dhe shtohet.
Por ajo nuk është gjë tjetër perveç se zogj shtegtarë në ngjyra të ndryshme.
"Shiu në radar shfaqet në ngjyra të errëta blu", sipas postimit të “Shërbimi Kombëtar i Motit” të Key West në Twitter.
"Shërbimi Kombëtar i Motit" ka shkruar se kjo veprimtari është tipike gjatë kësaj kohe të vitit, pasi zogjtë migrojnë përsëri në shtëpitë e tyre pasi fluturuan në jug gjatë dimrit.
Përdoruesit kureshtarë të Twitter-it kërkuan të dinin se çfarë lloje zogjsh shfaqeshin në radar, por “Shërbimi Kombëtar i Motit” nuk mund ta zvogëlonte më shumë.
Një grafik i krijuar nga studiuesit e Universitetit Cornell tregon modelet migratore të 118 llojeve të shpendëve në Amerikën e Veriut dhe Jugut.
Shtatorin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit Key West postoi një foto në Twitter duke treguar grupet e shumta të shpendëve që migronin në jug mbi ishull.