Shatërvanët e llavës shpërthyen sërish në Islandën jugperëndimore, për herë të tretë që nga muaji dhjetor. Në pamjet spektakolare të publikuara duket llava që rrjedh përgjatë një çarjeje 3 km, ndërsa shpërthimi nisi rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale.
Roja Bregdetare tha se shpërthimi i vullkanit ndodhi në të njëjtën pjesë ku kishte ndodhur shpërthimi i 18 dhjetorit. Masat e llavës llavës vullkanike fluturuan më shumë se 50 metra në ajër.
Qyteti Grindavik, që ndodhet më afër vullkanit ishte evakuuar gjatë shpërthimit të fundit më 14 janar. Muret mbrojtëse të cilat ishin forcuar pas shpërthimit të parë e ndalen një pjesë të lavës, por disa ndërtesa u gllabëruan nga lava.
Ndërkohë pushuesit u njoftuan të largoheshin nga ujërat gjeotermale Blue Lagoon, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës, I mbyllur menjëherë pasi filloi shpërthimi i vullkanit dhe se vizitorët u evakuuan.