Spërkati farmacinë me benzinë dhe tentoi t’i vinte flakën, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë: Ilaçet që bleva më shkaktuan probleme shëndetësore (VIDEO)

10 Maj 2023, 13:22| Përditesimi: 10 Maj 2023, 13:40

  • Share

TIRANË – Një 37-vjeçare u shfaq me një bidon benzine para një farmacie në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, e spërkati dhe tentoi t’i vinte flakën. Ajo pretendonte se ilaçet që kishte blerë aty i kishin shkaktuar probleme shëndetësore ndaj donte ta digjte.

Megjithëse bëri gjithçka gati, nuk i vuri flakën dhe arsyet mbeten të paqarta. 37-vjeçarja, e identifikuar si Marsida Kumurija, banuese në Tiranë është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas është vënë në pranga.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Klienti: 10/05/2023 13:46

    Farmacite nuk kane kontroll nga askush,shesin ilace kundra bande,te skaduara,cmimet i vene sipas qefit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?