Spërkati me lëng deputetët në Kuvend, Elda Hoti pyetet në SPAK: Drejtësi e marrë peng nga Rama! Pse nuk thërrisni Ballukun?

31 Tetor, 10:45| Përditesimi: 31 Tetor, 15:21

  • Share

TIRANË- Deputetja demokrate, Elda Hoti është paraqitur në SPAK për t’u pyetur lidhur me incidentin e 17 tetorit në Kuvend, ku spërkati me një lëng deputetët. Si person në dijeni, Hoti u pyet mbi lëngun që hodhi në drejtim të deputetëve. Në një prononcim për mediat, Hoti tha se para SPAK deklaroi të njëjtën gjë si në Kuvend, pra që lëngu ishte aromatizues.

Deputetja e PD përfundoi në SPAK, pasi kallëzimit të policisë së Tiranës. Ajo tha për mediat se drejtësia po përdoret nga Edi Rama për të goditur opozitën kur i prishet qetësia. Ndërkohë, Hoti pyeti SPAK se përse nuk thërret Belinda Ballukun që PD e akuzon se ka përfituar 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, apo Frida Krficën e Ogerta Manastirliun.

"Jam thirrur si person në dijeni për akuzën qesharake që më ka bërë policia politike e Ramës. Për tre ditë, me një akuzë qesharake, SPAK më merr sot në pyetje, ndërsa për dhjetar padi, miliarda euro, që ka bërë PD, SPAK i duhen vite të tëra. Pse nuk thërret SPAK Ramën për inceneratorët, Portin e Durrësi, pse nuk thërret vëllain e Ramës, Belinda Ballukun që me një të rënë të lapsit për tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro, pse nuk thërret Frida Krifcën, Manastirliun për aferat korruptive me koncesionet. Drejtësia politike e marrë peng nga Rama për të goditur deputet e opozitës sa herë i prishet qetësia.

Deklarova atë çfarë deklarova në Kuvend, është e turpshme dhe akuzë qesharake që shqiptarët te merren me atë që ndodhi në kuvend, sot shqetësim duhet të jetë maskara që ndodhi dje në Shkodër, se si shteti i është dorëzuar bandave dhe krimi. Banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Drejtësia duhet të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të godasë bandat", tha Hoti. 

Ministri i brendshëm tha përpara Parlamentit, se përgjigjja se çfarë kishte shishja e fundit e deputetes, nuk ka dalë, dhe se ai e kolegët e tij nuk e kishin dëmtuar provën

Hoti u pa në seancë teksa spërkat kolegët e PS me një material të lëngshëm, për të cilin deputetja demokrate pretendon se ishte parfum. Nga ana tjetër, Partia Socialiste aludoi se ishte benzinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?