Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.
Qytetarëve iu rekomandohet
• Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.
• Të mbani qentë të lidhur me lashë.
• Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.
Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.
Komente

Gjarperinj ka kudo,por shtimi i tyre afer zonave te banuara,apo te frekuentuara,eshte tregues i vetem nje gjeje-brejtesit/minjte dhe minjte shtohen per shkak te pleherave e mbetjeve qe njerezit hedhin kudo ne menyre te papergjegjshme.Doni zhdukjen e gjarperinjve,zhdukni ushqimin kryesor te tyre-minjte dhe ushqimin e minjve-pleherat e mbeturinat ushqimore! Perpiquni te mbani ambientin qe ju rrethon te paster!
PërgjigjuBleni iriqé dhe ndonje kafshe qe ha gjarper 5-6 shqiponja dhe vendosini tek liq.artficial ! Helmi kunder gjarprit dhe antihelmi duhet te blihet masivisht tek cdo farmaci dhe te jene falas ne spitale mbi 30 doza
PërgjigjuDHE NJABm DY TIGRA TRE LUAN DHE LËSHOJINI KE LIQENI ... jeni që jeni blini nji balena e dy peshkaqen...