Liqeni i Tiranës

Sociale

Spërkatje për largimin e gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

18 Qershor, 09:47| Përditesimi: 18 Qershor, 10:23

  • Share

Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.

Qytetarëve iu rekomandohet

• Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.

 • Të mbani qentë të lidhur me lashë.

 • Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.

Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?