Festa e Partizanit pas fitores në Durrës

Sport

Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh

24 Janar, 12:17| Përditesimi: 24 Janar, 12:18

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 22-të. Agjenda është e ndarë në dy ditë dhe orare të ndyshme, teksa spikat derbi mes Partizanit dhe Dinamos.

Ky raund fillon të shtunën me tre duele. Në orën 13:30 Bledi Shkëmbi nuk do e ketë të lehtë rikthimin në stolin e Tiranës, pasi bardheblutë udhëtojnë në Ballsh ku ndeshen me Bylis.

Në orën 16:30 luhen dy duele, ku padyshim spikat derbi mes Partizanit dhe Dinamos që zhvillohet në "Arenën e Demave". Në Korçë vendasit e Skënderbeut presin Teutën. Te miqtë debuton në stol trajneri Bledar Devolli.

Të diel Superliga luan dy takime në 17:00. AF Elbasani pret Laçin, ndërsa Vllaznia luan kundër kampionëve në fuqi të Egnatias, sfidë kjo që zhvillohet në "Loro Boriçi".

Superliga, raundi 22:

E shtunë, 25 janar 2025

13:30 Bylis - Tirana

16:30 Partizani - Dinamo

16:30 Skënderbeu - Teuta

E diel, 26 janar 2025

17:00 AF Elbasani - Laçi

17:00 Vllaznia - Egnatia

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?