Egnatia feston tri pikët

Sport

Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana

10 Janar, 15:25| Përditesimi: 10 Janar, 15:46

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të premte dy nga tre ndeshjet e programuara për javën e 20-të. Te fitorja kanë dalë vendasit e Bylis dhe Egnatias, ndërsa në 17:00 në Shkodër luhet 'Klasikja' mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Në "Adush Muça" të Ballshit vendasit e Bylis mposhtën 2-1 Dinamon kryesuese. Djemtë e Nevil Dedes besuan që në fillimin e ndeshjes dhe diferenca në renditje nuk ishte e tillë në fushë. Bylis gjeti epërsinë pas vetëm 20 minutave lojë me Aurel Markun. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa e dyta nisi me golin e Baton Zabërgjës për barazimin 1-1. Të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin e tri pikëve, por ishte Erich Berko që me një goditje pa shumë pretendime nga jashtë zonës në minutën e fundit të ndeshjes i dha suksesin 2-1 Bylisit kundër kryesuesve të Dinamos.

Në Rrogozhinë ishte Egnatia që fitoi 1-0 në shtëpi kundër Laçit. Djemtë e Edlir Tetovës iu falën golit të Bakayoko në shtesë për të dalë me tri pikë nga një ndeshje që ishte e vështirë në fushë.

Kësisoj, edhe pse me humbje Dinamo mbetet sërish në krye deri në fund të ndeshjeve të këtij raundi. Sot në orën 17:00 në "Loro Boriçi" luhet "Klasikja" e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Java e 20-të mbyllet të shtunë me dy ndeshje.

Superliga, raundi 20-të:

E premte, 10 janar 2025

13:30 Bylis 2-1 Dinamo

13:30 Egnatia 1-0 Laçi

17:00 Vllaznia - Tirana

E shtunë, 11 janar 2025

17:00 AF Elbasani - Teuta

17:00 Partizani - Skënderbeu

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?