Yusuf Dikeç

Sport

Spikati në Olimpiadën e Parisit për 'dorën në xhep', turku Yusuf Dikeç kampion në Evropianin e qitjes: E mësova në ushtri

6 Tetor, 15:40| Përditesimi: 6 Tetor, 15:45

  • Share

Yusuf Dikeç fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025. Sportisti turk u bë i njohur në gjithë botën gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, teksa ka bërë sërish histori.

Ai ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025, duke treguar edhe një herë qetësinë dhe mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme në garat e qitjes. Në Paris, Dikeç u bë viral për stilin e tij të pazakontë, duke qëndruar me një dorë në xhep, i qetë dhe i përqëndruar, ndërsa godiste objektivat me saktësi të pabesueshme.

Kjo pamje u përhap në të gjithë rrjetet sociale dhe shumë njerëz e quajtën “sportistin më cool të Lojërave Olimpike”. Tani, vetëm një vit më vonë, ai e ka dëshmuar sërish se nuk ishte një fenomen kalimtar, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025. Stili ishte i njëjtë, sërish me dorën në xhep.

"Qitja ka të bëjë me ekuilibrin, jo me agresionin, por me përqendrimin, frymëmarrjen dhe kontrollin. Shënjestra e vërtetë nuk është në letër, është brenda teje. Më vjen natyrshëm. Nuk kam imituar kurrë askënd, ky stil është fryt i përvojës. Nëse rezultatet flasin vetë, stili nuk ka nevojë të flasë.

Ku e kam mësuar qitjen? Mbaja një armë për herë të parë gjatë shërbimit tim ushtarak. Instruktori im vuri re vendosmërinë time dhe tha: 'Duhet ta provosh këtë sport'. E provova. Dhe nuk jam ndalur kurrë", tha turku Yusuf Dikeç në një intervistë pas suksesit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?