Lundroi me gomone duke rrezikuar plazhistët, gjobitet me 100 mijë lekë pronari i mjetit lundrues në Spille

23 Korrik 2023, 19:59| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 20:27

  • Share

Drejtuesit i një gomoneje që lundronte në shkelje të perimetrit të sigurisë në plazhin e Spillesë është gjobitur 100 mijë lekë të rinj.

Sipas Policisë Kufitare të Durrësit mjet lundrues gomone po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve  lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?