Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali

Politikë

Spiropali bisedë telefonike me homologun izraelit, merr ftesë për të vizituar Izraelin javën e ardhshme

12 Tetor, 21:41| Përditesimi: 12 Tetor, 21:44

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa'ar.

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, Ministrja Spiropali bën me dije se në qendër të bisedimeve ishte faza e parë e marrëveshjes së paqes dhe momenti i shumëpritur i lirimit të pengjeve.

"Një Agim i Ri për Paqen dhe Njerëzimin. Në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve, pata një bisedë thellësisht domethënëse me homologun tim të nderuar izraelit, Gideon Saar. Reflektuam mbi faktin se Faza I e Planit të Paqes, e frymëzuar nga përpjekjet ndërkombëtare të udhëhequra nga Presidenti Donald Trump, shënon një hap thelbësor humanitar, një triumf të jetës, dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Me kënaqësi pranova ftesën e tij të përzemërt për të vizituar Izraelin javën e ardhshme, ndërsa riafirmuam miqësinë midis Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin, zgjeruar partneritetin ekonomik dhe për të punuar për një të ardhme më të ndritur e më paqësore.
Uroj që ky moment t’i kujtojë botës se edhe në kohët më të vështira, vizioni dhe humanizmi mund të triumfojnë', thuhet në postim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?