Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe Fisnik Qosja

Politikë

Spiropali i 'rrëmben' Sali Berishës kryebashkiakun e Kavajës

31 Mars, 20:06| Përditesimi: 31 Mars, 20:10

  • Share

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka qenë në Kavajë, në një vizitë ne Muzeun Etnologjik.

Bashkë me të ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj. Por ajo është shoqëruar në këtë vizitë, dhe nga kryebashkiaku i Kavajës, demokrati Fisnik Qosja.

“Kavajë, vizitë në Muzeun Etnologjik. Inauguruar shtatorin e kaluar, ky muze ruan historinë dhe traditat e Kavajës.

Ndërtesa e fillim shekullit XIX, ku për shtatë breza ka banuar familja Arkaxhiu, është tashmë monument kulture i kategorisë së parë.

Një pasuri e çmuar për identitetin dhe trashëgiminë tone”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë që kryeparlamentarja Elisa Spiropali, është njëkohësisht edhe drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë./Tema

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 01/04/2025 19:53

    e paska rremby ze be….. do zoti kan zgjedhur noj hotel te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?